Votuesit në Bullgari do të votojnë në zgjedhjet e reja për president të vendit. Në listë janë 21 kandidatë.
Vendvotimet janë hapur të dielën ndërkohë që sondazhet e fundit tregojonë se asnjë kandidat nuk ka gjasa të marrë 50 për qind të votave për të fituar.
Kandidati kryesor është kryetarja e Kuvendit Tsetska Tsacheva nga partia e qendrës së djathtë GERB dhe kryeministri Boiko Borisov.
Tsachev ka garuar me platformën për vazhdimin e politikave të jashtme pro-Evropiane të presidentit aktual Rosen Plevneliev, shkruan rel.
Rivali i saj kryesor ishte socialisti Rumen Radev, një ish pilot ushtarak dhe kreu i forcave ajrore të vendit.
Ai ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Rusinë dhe heqjen e sanksioneve ndaj Moskës që BE-ja i ka miratuar për shkak të aneksimit të Krimesë dhe përfshirjes së saj ushtarake në Ukrainën Lindore.