TIRANE- Është tensionuar situata tek stacioni i Trenit ku banorët protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Ata janë përplasur me policinë.
Inspektoriati Ndërtimor po bëhet gati tani shembjen e një marketi. Pronarët janë duke kundërshtuar me forcë policinë dhe IKMT.
Banorët kanë bllokuar sot rrugën, për të mos lejuar shembjen e banesave të tyre. Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur fadromat, për shembjen e 10 banesave të para, banorët janë grumbulluar në krye të rrugës, duke u shprehur të vendosur të mos lejojnë nisjen e punës.
Banorët nuk kanë pranuar të boshatisin shtëpinë dhe ti hapin rrugë shembjeve.