TIRANE- Ka dështuar edhe takimi i sotëm i banorëve të zonës së Trenit me kryebashkiakun Erjon Veliaj. Ata thanë se janë pranë një mosbindje civile, dhe se do t’i mbrojnë banesat e tyre nga prishja me cdo kusht. Qytetarët kanë protestuar sërish para institucionit të Bashkisë në kërkim të një zgjidhje për strehimin dhe dëmshpërblimet.
“Veliaj na tha që do zbatoj ligjin, kundërshtoi ndërtimin e pallatit ku do strehoheshim të gjithë”, thanë banorët.