TIRANE- Që në orën 08:00 të së hënës, ata ishin aty, duke protestuar në dyert e Bashkisë së Tiranës. Janë banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit i ri të Tiranës. “Ne kemi qenë në diskutime me kreu e bashkisë, presim të bëhet pjesë e zgjidhjes së problemit tonë, kemi ardhur ta takojmë se po punon me dy standarte, ka lënë më banorët të zgjidhim problemin me pronat, legalizmit dhe cmimit, po na merr jetën tonë, jemi qytetarë që e votuam këtë…”, tha njëri prej banorëve protestues.
“Po na vjedhin tokën, s’po na japin lekët sipas tregut, asgjë s’po kërkojmë më tepër, jemi në shtëpite tona, në të njëjtën kohë që bëjmë negociata me Erjonin, kanë ardhur letrat për prishjen e 10 banesave të para. Vetëm po vdiqëm ne do prishen ato 10 shtëpitë e para”, tha një tjetër protestues.