Emina Cunmulaj është një modele ndërkombëtare, e martuar me një biznesmen të suksesshëm dhe praktikisht ka gjithëçka në jetë. Edhe pse ajo ka mundësi të përballojë luksin, përsëri modelja shfaqet gjithnjë e më thjeshtë. Në postimet e saj ajo është gjithmonë pozitive dhe modeste.
Kësaj here Emina ka postuar një foto nga fshati me ushqime totalisht tradicionale si speca, djathë dhe raki, dhe shprehet shumë e lumtur. Pas pushmeve luksoze dhe të bujshme në Mykonos, modelja është kthyer në Podhum, fshatin e lindjes në Mal të Zi, për të takuar familjarët dhe për të kaluar pak kohë mes natyrës.