Armando Broja ka shënuar që në ndeshjen e tij të parë si titullar në klubin e Sauthempton. Me golin e tij në minutën e 50-të, Borja bëhet lojëtari më i ri i këtij klubi, (20 vjeç e 36 ditë) që shënon gol në Premier Ligë në ndeshjen e debutimit si titullar.
Broja i ishte afruar disa herë golit duke luajtur si zëvendësues, por më në fund e arriti në të parën ndeshje si titullar me klubin e tij.
Kujtojmë që edhe në performancën e tij me kombëtaren gjatë eleminatoreve për Katar 2022, Broja tërhoqi vëmendjen dhe spikati si golashanues./Opinion.al