Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Broja mund t’i bëjë dëm të gjitha skuadrave”, Asllani: Po fitoi Italia nuk i flas me gojë Davide Frattesi! 

2024/06/13 at 2:24 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Broja mund t’i bëjë dëm të gjitha skuadrave”, Asllani: Po fitoi Italia nuk i flas me gojë Davide Frattesi! 

Kristjan Asllani, foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares në Kaiserau, aty ku kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë. 

Mesfushori theksoi se e respektojnë në maksimum Italinë, por nuk kanë frikë. Ndër të tjera, Asllani u shpreh se nuk e ka problem nëse Shqipëria luan me dy në mesfushë apo me tre, pasi ai përshtatet edhe në këtë sistem. 

Te Italia ka disa lojtarë te Inter, çfarë keni biseduar me ta? “Nuk ka pasur shumë pyetje, por janë interesuar për disa lojtarë. Ata janë të fokusuar te Italia, por kemi bërë shaka. Por, nuk është se kemi folur shumë. Janë lojtarë të fortë dhe i njohim, mezi po e pres ndeshjen”. 

Krahasimi i dy mesfushave? “Italia është një nga kombëtaret më të forta në botë edhe në këtë moment, do të presim ndeshjen dhe të shohim si do të shkojë”. 

Si po shkojnë përgatitjet dhe atmosfera? “Gjithçka ka shkuar mirë, ka harmoni dhe pozitivitet. Jemi të fokusuar te ndeshjet, po studiojmë Italinë nga videot”. 

Më e lehtë pa Barellën? “Është një nga mesfushorët më të mirë në botë, por ka të tjerë Italia, është Frattesi dhe për mua nuk ka ndryshim shumë. Italia luan si grup. Po fitoj Frattesi nuk do i flas për disa ditë, ashtu do bëj edhe ai po të fitoj unë. 

Do provojmë të marrim rezultat, forca jonë është grupi. Kemi një plus të madh që janë tifozët dhe i presim se janë zjarr”. 

Me Azerbajxhanin luajtët me Ramadanin, patëm disa vështirësi kur kishim presion nga kundërshtari. Do të luajmë me dy lojtarë në mesfushë së bashku me Ramadanin, apo një mesfushë më me muskuj dhe me tre lojtarë? “Këto i vendos trajneri, ne gjithë kualifikueset i kemi bërë me dy mesfushorë. Unë ndjehem mirë me të gjitha modulet. Në fushë duhet grintë, zemër dhe luftë sepse ndeshja kalon edhe nga këto detaje”. 

Cilin nga interistët nuk do në fushë? “I dua të gjithë se kanë qenë shumë profesionista gjatë gjithë vitit. Dua të jem edhe unë në fushë me ta. Broja mund t’i bëjë dëm të gjitha skuadrave, është i shpejtë dhe fizik. Është i fortë dhe shpresojmë të në bëjë ndonjë gol”. 

Broja te Milan, ndoshta derbi vitin tjetër? “Nuk kam folur se nuk është mirë të fliten këto, por shpresoj që Broja të shkojë në një skuadër që të luajë”. 

Ngacmime me lojtarët e Inter? “Kur mësuam grupin bëmë disa shaka, por nuk ka ngacmime sepse e dimë vlerën e ndeshjes. Duhet të kemi shumë respekt për Italinë, por jo frikë sepse i njohim kualitetet tona”. 

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë në Gramsh

26 Janar, 2026 3:03 pm
Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
Aktualitet

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

26 Janar, 2026 2:36 pm
Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
Aktualitet

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

26 Janar, 2026 2:33 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

26 Janar, 2026 2:31 pm
Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave
Bota

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

26 Janar, 2026 2:28 pm
Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT
Aktualitet

Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT

26 Janar, 2026 1:52 pm
Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur
Bota

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur

26 Janar, 2026 1:35 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

26 Janar, 2026 12:55 pm
Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
Politikë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

26 Janar, 2026 12:21 pm
Rama takim me Netanyahun në Jerusalem
Kryesore

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

26 Janar, 2026 12:19 pm
Para
Emri/ I dënuar me 19 vite burg për vrasje, arrestohet pas pesë vitesh 31-vjeçari në Fier 

Rrahu nënën, arrestohet 32-vjeçari në Lushnjë 

Falsifikonin dokumente për kalim në Angli/Prokuroria e Tiranës godet bazën, arrestohet eksperti i IT-së në gjykatën e Korçës  

Goditën me grushte dhe sende të forta një person dhe i shkatërruan biznesin, dy të arrestuar në Sarandë 

Shqipëria drejt rekordit në Euro 2024: 50 mijë tifozë kuqezi gati për ndeshjen me Italinë  

Shqipëria drejt rekordit në Euro 2024: 50 mijë tifozë kuqezi gati për ndeshjen me Italinë  

TE FUNDIT

Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë në Gramsh

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
26 Janar, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Kabash-Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhan të Gramshit në Elbasan....

Lexo më shumë

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
26 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Jeruzalem të Izraelit, e cila ka nisur prej 25 janarit dhe do të mbyllet...

Lexo më shumë

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
26 Janar, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mirëpriti në Jerusalem Edi Ramën, të cilin e quajti një mik të madh të tijin...

Lexo më shumë

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
26 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare të ankimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com