Britania e Madhe tregon muskujt ushtarakë me prodhimin e fundit të aeroplanmbajtësës, “HSM Mbretëresha Elizabete”, një gjigant lundrues që i kushtoi buxhetit britanik 3 miliard Stërlina.
Aeroplanmbajtësja ka një ekuipazh prej 700 personash dhe peshon plot 65 mijë ton.
Pasi përfundoi trajnimet dymujore në det, aeroplanmbajtësja mbërriti këtë të mërkurë për herë të parë në portin e Posrtmuthit, në një ceremoni zyrtare ku merrnin pjesë mijëra britanikë.
HSM Mbretëresha Elizabetë është anija luftarake më e madhe e prodhuar ndonjëherë nga Britania e Madhe. Në fjalën e saj përpara të pranishmëve, kryeministrja Theresa May nuk e fshehu krenarinë, duke thënë se aeroplanmbajtësja është testamenti i denjë i ndërtimit dhe dizajnit britanik dhe simbol i marinës së Mbretërisë së Bashkuar.
Mbërritja e HSM Mbretëresha Elizabetë në portin 600 vjeçar të Porstmuthit u shoqërua me një paradë spektakolare të marinës mbretërore.
Tv Klan