Situata e koronavirusit është përmirësuar ndjeshëm në Britani. Të dhënat e fundit të raportuara nga Departamenti i Shëndetit Kombëtar tregojnë për rënie të numrit të viktimave që nuk ishte parë që prej 6 prillit.
Në 24 orët e fundit 449 persona humbën jetën dhe 4,676 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në testet e kryera.
megjithëse këto shifra janë ende të larta, lajmi i mirë është se krahësuar me javën e shkuar në Britani ato flasin për një ulje të kurbës të infektimeve por dhe asaj të fataliteteve.
Kjo tregon se gjendja në spitale ka nisur të stabilizohet çka i jep më shumë mundësi sistemit shëndetësor për të qenë efektiv në kurimin e pacientëve. /Opinion.al