Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britania pezullon disa eksporte armësh për Izraelin, shtohet trysnia për t’i dhënë fund luftës

2024/09/03 at 3:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj

Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu holds a press conference with Defense Minister Yoav Gallant and Cabinet Minister Benny Gantz (not pictured) in the Kirya military base in Tel Aviv , Israel , 28 October 2023. ABIR SULTAN POOL/Pool via REUTERS

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një militant të Hamasit, i cili shfaqej në një video ditën e sulmit të 7 tetori në Izreal, duke pirë një pije freskuese përpara dy fëmijëve të plagosur në një sulm me granatë që sapo i kishte marrë jetën babait të tyre.

Ushtria e identifikoi të martën militantin si Ahmed Fozi Wadia, komandant i një batalioni komandosh të Hamasit. Ndërkohë qeveria britanike po pezullon disa eksporte armësh në Izrael, për shkak të shqetësimeve se ato mund të përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar, një vendim që u kritikua nga Izraeli.

Qeveria e kryeministrit britanik Keir Starmer njoftoi për pezullimin e eksportit të disa armëve të hënën.

Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey tha të martën se rreth 30 liçenca eksporti armësh për Izraelin për t’i përdorur në Gaza janë “pezulluar me efekt të menjëhershëm”.

“Nuk ka një ndalim të përgjithshëm, nuk ka embargo armësh. Çështja është: artikull për artikull, liçencë për liçencë, a ekziston një rrezik i qartë se përdorimi i tyre në Gazë mund të lidhet me shkeljet e ligjit humanitar ndërkombëtar?” i tha ai televizionit britanik Sky News.

Sekretary Healey shtoi se nëse “ka një ndryshim në konfliktin e Gazës”, ku eksporti i armëve të pezulluara “nuk paraqet më rrezik për shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, atëherë liçencat mund të rishikohen dhe pezullimet mund të anulohen.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e kritikoi të martën vendimin e Britanisë, duke e quajtur “të turpshëm” në një postim në platformën X, duke shtuar se kjo nuk do të “ndryshonte vendosmërinë e Izraelit për të mposhtur Hamasin”. “Me ose pa armë britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë”, u shpreh ai.

Masa e ndërmarrë nga Britania ka ndikim të kufizuar ushtarak, por synon të rrisë trysninë ndaj Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit gati 11-mujor në Gazë. Britania është një nga aleatët e vjetër të Izraelit, qeveritë e të cilëve janë nën trysni në rritje për të ndalur eksportet e armëve për shkak të numrit të viktimave në Gazë.

Sekretari Healey kërkoi gjithashtu arritjen e një armëpushimi.

“Në këtë drejtim po punojmë. Kemi mbi gjashtë muaj që argumentojmë për armëpushimin, kemi punuar prapa skenave në opozitë dhe tani që jemo në pushtet, në mbështetje të përpjekjeve të aleatëve për të arritur armëpushimin”, tha ai.

Trysnia ndaj Izraelit për të arritur një armëpushim po shtohet, pasi u gjetën trumpat e gjashtë pengjeve, përfshirë një izraelito-amerikan, të vrarë nga Hamasi.

I pyetur nga gazetarët të hënën nëse mendonte se Kryeministri Netanyahu po bënte mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje armëpushimi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u përgjigj “jo”, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Zoti Netanyahu tha të hënën se trysnia duhet ushtruar ndaj Hamasit jo Izraelit.

“Ata (Hamasi) vranë me gjakftohtësi gjashtë nga pengjet tanë. Pra, pas kësaj vrasjeje të tmerrshme… nuk besoj se dikush që është serioz do të thoshte – ‘bëni më shumë lëshime, nuk jeni seriozë, Hamasi është serioz’”, tha ai.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë të Gazës, lufta ka shkaktuar vdekjen e mbi 40,000 palestinezëve. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi, nuk bën dallim midis militantëve dhe civilëve.

Izraeli thotë se respekton ligjin ndërkombëtar në fushatën kundër Hamasit, që filloi pas sulmit të 7 tetorit që shkaktoi vdekjen e 1200 vetëve. Grupi militant mori peng 250 vetë./VOA

Ju sugjerojmë

“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit
Aktualitet

“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit

14 Qershor, 2025 2:04 pm
Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
Bota

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

14 Qershor, 2025 1:45 pm
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Bota

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

14 Qershor, 2025 1:28 pm
Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
Kryesore

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

14 Qershor, 2025 1:14 pm
Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
Aktualitet

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

14 Qershor, 2025 1:05 pm
Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal

14 Qershor, 2025 12:47 pm
Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut
Aktualitet

Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut

14 Qershor, 2025 12:35 pm
Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit
Bota

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

14 Qershor, 2025 12:21 pm
Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!
Bota

Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!

14 Qershor, 2025 12:00 pm
U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit

14 Qershor, 2025 11:46 am
Para
PS: Gati të ulim tensionet në Parlament, mendim “Venecias” nëse “GJK” mund të diktojë votën e deputetëve

PS: Gati të ulim tensionet në Parlament, mendim “Venecias” nëse “GJK” mund të diktojë votën e deputetëve

U rrëzua teksa po eksploronte natyrën në malin e Korabit/ 19-vjeçari transportohet me helikopter te Trauma

U rrëzua teksa po eksploronte natyrën në malin e Korabit/ 19-vjeçari transportohet me helikopter te Trauma

Jugu me plazhet me cilësi të shkëlqyer të ujërave

Jugu me plazhet me cilësi të shkëlqyer të ujërave

TE FUNDIT

“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit

“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit
14 Qershor, 2025

Trashëgimia folklorike e vendeve të Ballkanit pushtoi rrugët e Korçës mbrëmjen e së premtes. Festivali i Folkut Ballkanik, “Shpirti i...

Lexo më shumë

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
14 Qershor, 2025

Rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, sipas një gazetari të...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
14 Qershor, 2025

Të paktën 16 palestinezë janë vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe në orët e...

Lexo më shumë

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
14 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar edhe mesditën e sotme një konferencë me mediat. Para gazetarëve, Berisha publikoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com