Numri i infektimeve nga koronavirusi në Britani në 24 orët e fundit është rritur ndjeshëm.
Autoritetet mjekësore kanë lajmëruar ditën e sotme se është arritur në 24 orët e fundit shifra më e lartë e infektimeve që nga fillimi i pandemisë.
Britania e Madhe ka raportuar për 35,928 raste të reja të infektuar me COVID-19.
Qeveria ka ashpërsuar kufizimet në Londër dhe Anglinë juglindore në përpjekje për të frenuar përhapjen e një varianti të ri, të COVID-19, i cili mund të infektoj më shumë e të përhapet më shpejt./Opinion.al