Britania e Madhe njoftoi sot se po tërheq përkohësisht stafin nga ambasada e saj në Iran, për shkak të situatës së sigurisë në atë vend.
“Ne kemi marrë masat paraprake për të tërhequr përkohësisht stafin britanik nga Irani. Ambasada jonë vazhdon të veprojë nga distanca”, tha Mbretëria e Bashkuar në faqen e saj të internetit për këshillat e udhëtimit në Iran.
Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme ushtarake kundër Iranit, i cili u hakmor duke lëshuar raketa balistike dhe dronë drejt vendit.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, u bëri thirrje më parë të dy vendeve të gjejnë një zgjidhje diplomatike.