Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me trysni në rritje në parlament, lidhur me gjykimin e tij, në emërimin e Peter Mandelson si ambasador në SHBA, mes pretendimeve të reja se ai i kishte dhënë informacione konfidenciale abuzuesit seksual Jeffrey Epstein gati dy dekada më herët, shkruan A2 CNN.
Policia britanike ka njoftuar se po heton pretendimet në dosjen e publikuar rishtazi, që nxori në drite edhe marrëdhëniet e ngrohta mes të dyve, ujditë financiare e po ashtu foto private. Gjatë asaj kohë Epstein po vuante një dënim me 18 muaj burg për shfrytëzimin e një të miture në Florida, ndërsa Mandelson ishte ministër për biznesin në qeverinë britanike.
Sipas dokumenteve, Mandelson kishte lobuar tek qeveria amerikan mbi rregullat bankare, pas një kërkesë të Jeffrey Epstein. Para ligjvënësve, Starmer tha se ishte jashtëzakonisht irrituese që Mandelson kishte gënjyer vazhdimisht mbi marrëdhënien e tij me Epstein dhe se ndjente pendesë që e kishte emëruar atë.

















