Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britani, hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit

2024/03/12 at 8:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Britani, hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit

Emigrantët tërhiqen nga “shtëpitë e barit” pa qenë plotësisht të vetëdijshëm dhe të informuar për rreziqet që ky aktivitet i paligjshëm mbart në Mbretërinë e Bashkuar.


Ky material është përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala dhe është një bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës.

Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë emigruar gjatë viteve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesa më e madhe janë të integruar mirë, por ka mes tyre edhe që kanë zgjedhur rrugën e fitimit të shpejtë dhe pa mund, duke u bërë pjesë të industrisë së paligjshme të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllura, në të ashtuquajturat “shtëpitë e barit”.

Pamjet e filmuara nga policia britanike tregojnë arrestimin e njërit prej tyre, një burrë që po e quajmë Milo dhe që pranoi të ndante historinë e tij me BIRN me kushtin e ruajtjes së anonimatit.

“Një shtëpi bari për shqiptarët, për ata që e kanë vuajtur është një ferr i vërtetë. Ata që nuk e dinë dhe ikin me atë mendimin leku letër – siç e bënë kuksiani, për një muaj thotë e bëj lekun letër, është një mashtrim dhe reklamë fantazmë”, tregon ai.

Milo nuk përmbush profilin tipik të emigrantit shqiptar që përfshihet në një “shtëpi bari”. Në mes të 50-ave, ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Përpara se të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar ka punuar në administratën publike dhe është marrë me biznes. Ai udhëtoi drejt Londrës në vitin 2020, me ndihmën e një trafikanti, të cilin e pagoi 16 mijë paund.

“I kam hipur taksisë këtu, kam mbërritur drejt e në Londër. Kemi kaluar tunelin e La Manshit. Jemi futur në bagazh të një ‘Audi A6′, na futi shoferi. Gati 40 minuta kemi qëndruar në bagazh, deri sa kemi arritur në Londër,” tregon ai.

Përmes informacioneve të përcjella nga autoritetet britanike, policia shqiptare ka krijuar një profil për subjektet me risk emigrimi dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme. Sipas zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj të moshës 20 deri në 45 vjeç.

“Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, janë të gjithë zonat, por kryesisht bien në sy zonat me zhvillimit më të ulët ekonomik, si dhe përgjithësisht flasim për kategori që kanë arsim të ulët dhe në ndonjë rast arsim të mesëm,” thotë Lamallari.

Hulumtuesit që e kanë studiuar këtë valë të re migrimi theksojnë se faktorët shtytës janë kompleksë, por logjika e atyre që largohen është e thjeshtë.

“Fillon me ‘unë kam një nevojë, një nevojë për të materializuar ambicien, dua të bëjë diçka në jetë, ose kam një nevojë ekonomike’. Shikoj përreth, dhe shikoj që mundësitë e mia janë tepër të limituara. Unë nuk gjej një mbështetje. Unë nuk besoj tek sistemi shoqëror që më rrethon, qoftë ai politik, qoftë ajo paaftësia e institucioneve. Rrjedhimisht, kjo e vendos individin në një sens dëshpërimi, plogështie edhe mungesë shprese,” shpjegon eksperti i çështjeve të emigracionit, Redion Qirjazi.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit, rreth 16 mijë shqiptarë aplikuan për azil në Britani në vitin 2022, ku rreth 12 mijë arritën me anije të vogla dhe gomone përmes kanalit të La Manshit. Shumica vijnë nga zona të pazhvilluara të Shqipërisë dhe përballen me vështirësi për t’u integruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ekspertit kriminolog, Fabian Zhilla, të rinjtë shqiptarë me nivel arsimor nën mesataren rekrutohen nga grupet kriminale, pasi e kanë shumë të vështirë të integrohen në mënyrë formale në tregun e punës.

“Grupet kriminale duke pasur të stabilizuar infrastrukturën dhe duke mos pasur kërkesa të larta për aftësitë e tyre, menjëherë i integruan duke i aktivizuar, qoftë në trafikun e kokainës, duke i aktivizuar qoftë edhe në shtëpitë e barit. Ajo që u kërkohet atyre është thjesht besnikëria,” thotë Zhilla.

Biznesi i paligjshëm i “shtëpive të barit”, përfshin përveç kultivuesve, edhe investitorin, agjentë të pasurive të patundshme dhe shpeshherë dhe qiradhënësit, të cilët shpërblehen më një pjesë të drogës së kultivuar.

Për një shtëpi bari me 70 rrënjë duhen investuar rreth 50 mijë paund. Dheu, llambat, filtrat, motorët, tubat dhe pajisjet e tjera, futen në shtëpi në mënyrë diskrete në një kohë kur fqinjët janë larguar për punë. Më shumë se policisë britanike, kultivuesit i druhen bandave që grabisin “shtëpitë e barit”.

Milo tregon një episod përleshjeje, pasi grabitësit e maskuar thyen derën e shtëpisë ku ai qëndronte dhe hynë brenda në kuzhinë me shkopa bejsbolli në duar.

“Hera e parë që përballem me hajdutë, me hajdutë në shtëpi bari. Kap shkopin e bejsbollit, ata përballë andej, ne përballë këtej. Tre ne, katërmbëdhjetë ata. U përleshëm, kuzhinën e kanë shkulur nga vendi, kërciti luga, piruni, pjatat. Një orë lufte me hajdutët, as komshiu nuk ka marrë në telefon, as policia, asnjë gjë,” tha ai.

Në vitin 2023, rreth 1500 qytetarë shqiptarë ishin të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e të dënimeve janë të lidhura me shtëpitë e barit. Të rinjtë shpesh tërhiqen në këto veprimtari pa qenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat ligjore dhe personale, të joshur nga premtimet për fitime të lehta dhe një jetë luksoze.

“Shumë të rinj janë të keqinformuar dhe sapo shkojnë atje ndodhen përballë një situate që mendojnë se është fillimi dhe gënjehen me këtë. Në momentin që t’i futesh në botën kriminale pastaj, e ke shumë të vështirë të dalësh,” thotë eksperti Zhilla.

Natyra e fshehtë e rekrutimit të të rinjve në aktivitete kriminale i bënë ato të vështira për t’u zbuluar dhe luftuar nga autoritetet ligjzbatuese. Sipas ekspertëve, është thelbësore që të rritet ndërgjegjësimi mes të rinjve mbi rreziqet dhe pasojat e përfshirjes në veprimtari të tilla, si dhe të ofrohen alternativa të ligjshme dhe të qëndrueshme për të ardhmen e tyre në vend./ VOA



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
Lufta në Gaza, Netanyahu: Do të vazhdojmë ofensivën ushtarake në Rafah

Lufta në Gaza, Netanyahu: Do të vazhdojmë ofensivën ushtarake në Rafah

Atentati në Shkodër/ Autorët qëlluan me kallashnikov drejt makinës me 3 persona, u përfshi nga zjarri…

Atentati në Shkodër/ Autorët qëlluan me kallashnikov drejt makinës me 3 persona, u përfshi nga zjarri...

“I çoj peshqesh e vras 5 zogj…” Merr 9 mijë Euro për hipotekën e shtëpisë, por ku shkojnë paratë?

“I çoj peshqesh e vras 5 zogj…” Merr 9 mijë Euro për hipotekën e shtëpisë, por ku shkojnë paratë?
















TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com