Britania e Madhe dhe mbarë bota u tronditën pak ditë më parë nga gjetja 39 personave të vdekur nga Azia brenda një kamioni frigoriferik.
Shoferi i identifikuar si Maurice Robinson, 25 vjeç nga Irlanda e Veriut si pjesë e një “rrethi global” që komplotoi për migracionin e paligjshëm në një shkallë masive. Tetë gra dhe 31 burra u gjetën të mërkurën në një enë frigoriferike që hynë në Britani nga Irlanda pasi u transportuan me traget nga Belgjika.
Robinson nuk ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa në gjykatë ai ka thënë vetëm emrin dhe mbiemrin e tij. Mësohet se i riu kishte 10 muaj që merrej me trafikun ndërkombëtar të qenieve njerëzore.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Priti Patel është shprehur; “Ky do të jetë një hetim i gjatë dhe i përpiktë … që mund të shtrihet në të gjithë botën. Nacionalitetet e viktimave, në këtë fazë, ende nuk janë konfirmuar./ Opinion.al