Adele triumfoi në “Brit Awards”, por ajo që tërhoqi vëmendje ishte performanca e Rihannas me ish të dashurin e saj, Drake, të cilët prezantuan këngën e tyre më të re “Work”.
“O2 Arena” e Londrës u ndez sapo Rihanna u shfaq në skenë, ndërsa ovacionet filluan kur bukuroshja nga Barbadosi filloi të tundte fundshpinën.
Performanca “e nxehtë” e RiRit u mbyll me një përqafim me Drake, 27-vjeçari i cili thuhet të ketë qenë arsyeja kryesore e grindjes mes artistes dhe Chris Brown vite më parë, grindje që la shenja dhune në fytyrën e bukuroshes.
Kjo është hera e katërt që Rihanna performon në “Brit Awards”.