Negociatorët do të kthehen sërish nesër (e diel) në Bruksel për të diskutuar çështjen Brexit dhe për të arritur një marrëveshje që do e bënte këtë process më pak të dhimbshëm ekonomikisht.
“Kemi vendosur të bëjmë një përpjekje shtesë. Negociatorët do të kthehen nesër në Bruksel për të diskutuar dhe për të kuptuar nëse mund t’i kalojmë ndasitë”, tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në përfundim të një bisede telefonike me Boris Johnson.
Negociatorët janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje për të shmangur një krizë potenciale, pasi Britania zyrtarisht të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të këtij viti./Opinion.al