Ministrat e Financave të G20-ës, të mbledhur në Shangai, i dhanë sot mbështetje unanime qeverisë britanike, duke ngritur alarmin mbi “shokun” që do të sillte një Brexit për ekonominë botërore.
Komunikata e publikuar nga ministrat e Financave të vendeve më të pasura të planetit citon që në paragrafin e parë “shokun e një dalje të mundshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (…) mes të tjerash edhe në një rimëkëmbje ekonomike botërore”.
Kryeministri britanik, David Cameron, do të zhvillojë një referendum mbi këtë çështje më 23 qershor, pasi mori lëshime nga ana e 27 vendeve të tjera të Unionit për të garantuar respektimin e interesave britanike në BE. /Atsh