Qeveria e Boris Johnson ka humbur shumicën absolute në Dhomën e Komunëve. Ish zv.sekretari Filip Lee, ka braktisur koalicioni mes Konservatorëve dhe Partisë Demokratike unioniste duke iu bashkuar Liberal Demokrateve të opozitës.
Por, për rrëzimin e qeverisë nuk mjafton humbja e shumicës në Dhomën e Komunëve, pasi për këtë duhet edhe një mocion mosbesimi.
Gjatë fjalimit të Johnson, Lee është ngritur nga vendi ku qëndronte ulur duke shkuar pranë opozitës, duke treguar në këtë mënyrë dhe braktisjen ndaj qeverisë.
Një sërë deputetësh konservatorë janë rebeluar ndaj vendimit të kryeministrit për ta nxjerrë vendin nga BE më 31 tetor, me apo pamarrëveshje./ Opinion.al E.Xh.