Pas një seri dështimesh për gjetjen e një marrëveshje në parlament për Berxit, kryeministrja britanike, Theresa May, pritet që ditën e nesërme të jap dorëheqjen.
Lajmi është konfirmuar nga media britanike “The Times”, e cila i referohet burimeve të saj.
Ditën e martë May ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, ku mes tjerash jepen të gjitha mundësitë e referendumit të dytë dhe një qëndrim i mundshëm, i përkohshëm, brenda unionin doganor me Bashkimin Europian.
Po ashtu, ditën e djeshme u largua nga kabineti qeveritar ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom. Ajo e argumentoi dorëheqjen e saj duke u shprehur se nuk kishte besim te qeveria “May” për gjetjen e një kompromisi për Brexit./ Opinion.al E.Xh.