Policia e Shteti u bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes me shpejtësinë pas stuhisë së breshërit që ka ‘pushtuar’ disa qytete të vendit.
“Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore. Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë”, apelon policia.