Një ish-futbollist holandez është ekzekutuar në një atentat në Amsterdam.
Mbrojtësi Kelvin Maynard, 32 vjeç, mbeti i vdekur kur dy persona me motor hapën zjarr mbi makinën e tij të mërkurën në mbrëmje në një zonë në jug-lindje të kryeqytetit holandez. Dinamika e ngjarjes tregon për një sulm të mirë menduar të tipit mafioz.
Autoritetet vendase thanë në një deklaratë se motivi i ngjarjes është ende i panjohur si edhe personat e përfshirë. Në njoftim thuhej gjithashtu se Maynard nuk ishte një emër i panjohur për policinë por pa dhënë më shumë detaje.
Maynard luante këtë sezon për klubin amator holandez “Alphense Boys”. Ai ka qenë lojtar i Volendam në Holandë, Olhanense në Portuganli, Kecskemeti në Hungari, Antwerp të Belgjikës dhe Burton Albion në Angli. /Opinion.al