LEZHË- Një makinë Golf 4 është gjetur i bombarduar nga plumbat në superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe autorët janë zhdukur.
“Golf 4” me targa gjermane është gjetur e ndaluar në anë të rrugës dhe ngjitur me disa biznese të zonës. Ende nuk dihen motivet apo autorët e mundshëm të kësaj ngjarje dhe as pronari i mjetit që është qëlluar.
Ekspertët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë bërë të ditur se brenda mjetit nuk ka njolla gjaku, çka e bën akoma më të mistershme përcaktimin e asaj së çfarë ka ndodhur realisht.