Gazetarë të terrenit janë mbledhur sot para hyrjes së Kuvendit, ku po protestojnë për të drejtat e tyre.
Shumë prej tyre mbajnë pankarta në duar me mesazhe të ndryshme.
Punonjësit e medias kanë zgjedhur të protestojnë një ditë para 3 majit, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.
Kujtojmë se vetëm këtë vit janë raportuar rreth 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.
Numri i lartë i rasteve të sulmeve dhe mosreagimi nga ana e qeverisë dhe institucioneve përkatëse, ka sjellë protestën e mbajtur sot nga gazetarët e terrenit.