Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bregu: Vakumi në drejtësi ka krijuar stepje në disa vende të rajonit

2019/09/24 at 9:36 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Bregu: Vakumi në drejtësi ka krijuar stepje në disa vende të rajonit

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se çelja në tetor e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një vendim i vonuar. Zonja Bregu, intitucioni i së cilës nxit bashkëpunimit mes vendeve të Evropës Juglindore, thotë se një vendim pozitiv nuk do të thotë se vendet anëtare nuk do të kenë mekanizma bllokues të procesit të negociatave, nëse këto dy vende nuk i plotësojnë detyrimet. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zonja Bregu flet dhe mbi stepjen që ka krijuar tek disa vende të rajonit reforma në drejtësi në Shqipëri si dhe rreth vendimit të gjykatës në rastin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.


Zëri i Amerikës: Zonja Bregu në një sondazh të fundit të publikuar nga institucioni juaj që njihet si Barometri i Ballkanit, rezulton se ka një shqetësim të përgjithshëm tek qytetarët që lidhet me korrupsionin, papunësinë apo dhe largimin e njerëzve drej vendeve të zhvilluara. Çfarë ndihme mund të ofroni ju në këtë drejtim?

Majlinda Bregu: Besoj që edhe pasqyrimi i saktë i realitetit është hapi i parë për të ofruar një lloj ndërgjegjësimi dhe pse jo pastaj për t’u kërkuar qeverive, jo vetëm të rajonit, por edhe më gjerë, atyre që janë partnerë në këtë proces, t’i kushtojnë një vëmendje serioze ndryshimit të situatës në rajon. Siç e përmende me të drejtë qytetarët vlerësojnë se tre janë problemet më madhore, papunësia, çështja e korrupsionit apo mosbesimi që ata kanë në sistemin e drejtësisë, në parlamentet dhe në qeveritë e vendeve të tyre për një pjesë të madhe dhe largimi sidomos i të rinjve nga rajoni, që po bëhet alarmant. Por ka një të vërtetë. Ka një ndërgjegjësim në rritje gjithnjë e më të madh se vetëm nëpëmjet një bashkëjetese të mirë dhe krijimi i mundësive për të bashkëpunuar më fort me njëri-tjetrin, për ta prezantuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në përgjithësi Evropën Juglindore si një treg të përbashkët, janë rrugë dhe mundësi për të thithur më shumë investime. Sigurisht për të vendosur një marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet vendeve që kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe për t’u dhënë mundësi të rinjve që të qëndrojnë në vendet e tyre.

Zëri i Amerikës: Zonja Bregu, objektiv i punës suaj është nxitja e zhvillimit rajonal në të mirë të banorëve të komuniteteve ku ata jetojnë. Potencialisht kjo i shërben një qëllimi më të madh sikurse integrimit evropian të këtyre vende. Në mesin e muajit tetor pritet vendimi i Brukselit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. A mendoni se këto vende janë gati për një vendim pozitiv?

Majlinda Bregu: Mendoj se ka kaluar koha kur ne mund të pyesim nëse janë gati Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Negociatat e anëtarësimit, vazhdoj ta them këtë me bindje kudo, duhet të ishin hapur kohë më parë. Edhe për një arsye fare të thjeshtë sepse kontrolli dhe monitorimi i reformave të marra përsipër nga një qeveri është më i lartë në momentin kur çelen negociatat e anëtarësimit. Ka më shumë vëmendje, ka më shumë ritëm të punës në zbatimin e detyrimeve dhe të qasjes me modelin evropian nga administrata publike. Nuk ka stanjacion, ka më pak vend për retorikë dhe fjalë politike sepse në fund të ditës do duhet që të dëshmosh për të hapur një kapitull dhe deri në momentin që ta mbyllësh duhet të dëshmosh rezultate konkrete.

Zëri i Amerikës: Le t’i referohemi rastin të Shqipërisë që është përfshirë nga një krizë politike. Çfarë ndikimi pritet të ketë kjo situatë tek vendimi i BE-së?

Majlinda Bregu: Momenti që çelen negocitat nuk do të thotë se mund të bëhesh vend anëtar i BE-së. Nuk do të thotë as që vendet anëtare nuk kanë një mekanizëm me të cilin nesër ta bllokojnë procesin e negociatave. Pra në rast se nuk arrin që të plotësosh detyrime nesër njëri nga parlamentet e vendeve anëtare apo qeveria e një vendi anëtar, ka të drejtën që të kërkojë bllokimin e procesit të negociatave në rast se nuk shkon mirë. Shqipëria me të vërtetë ka një situatë e cila është shqetësuese dhe ka krijuar një lloj nervozizmi e shqetësimi tek të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë. Por shpresoj shumë që çelja e negociata dhe kushtet për çeljen e negociatave të jenë një këmbanë tjetër e fuqishme, për t’i sjellë forcat politike në të njëjtat ura të bashkëpunimit, që mbase është diçka që duket si fjalë e madhe në Shqipëri sa herë që kemi kriza politike, por rrugë tjetër nuk mund të ketë. Vetëm në rast se axhendat politike do të jenë ato që prevalojnë mbi axhendën kombëtare.

Zëri i Amerikës: Shqipëria po kryen një reformë do të thoja radikale të insitucioneve të saj të drejtësisë. Vetingu ka nxjerrë jashtë sistemit një numër të madh gjyqtarësh e prokurorësh, që shoqërua dhe me vakum në këto institucione. Maqedonia e Veriut nga ana tjetër është ende në hapat fillestare të reformës në drejtësi. Megjithatë kjo shuar shqetësimin publik mbi korrupsionin dhe nuk shihet ndonjë prirje për rikthim të besimit të fortë tek drejtësia. Ku qëndron problemi?

Majlinda Bregu: E para unë nuk pres dhe nuk besoj se askush ka pritur që reforma në drejtësi në Shqipëri, e cila nisi me ndryshimin e kuadrit ligjor, të kishte rezultate për të kthyer besimin tek drejtësia brenda dy viteve. Ajo që mund të them është se tronditja që solli miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri dhe procesi i vetingut, po aq sa dhe vakumi i krijuar në drejtësi, ku nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese, ku procesi i vetingut herë pas here po vonon ngritjen e institucioneve për faktin se një pjesë e mirë e gjyqtarëve e prokurorëve nuk po kalojnë dot barrën e provës nëse mund ta quajmë kështu, ka krijuar një lloj stepjeje tek vendet e tjera të rajonit. Pra reforma në drejtësi shihet si një nga ato reforma në të cilat duke patur parasysh edhe çfarë po ndodh në Shqipëri, ku sistemi i drejtësisë pothuajse në një farë mase po boshatisët, disa vende në rajon e kanë të vështirë të pranojnë t’i hyjnë e të jenë pjesë e një ushtrimi të tillë.

Zëri i Amerikës: Zonja Bregu ndërsa flasim mbi këtë çështje po ju pyes rreth një zhvillimi të fundit. A dha drejtësi gjykata në rastin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri?

Majlinda Bregu: E para e kam të pamundur të komentoj për zhvillimet e brendshme për vendet që bien brenda mandatit të institucionit që drejtoj. E dyta nuk di nëse kjo mund të konsiderohet përgjigje ndaj pyetjes, por di që 72 për qind e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor janë të pakënaqur me mënyrën sesi zbatohet drejtësia në vendet e tyre. Dhe që vendimet e gjykatave apo çështjet e ngritura nga prokuroria deri në vendimin final të mos jenë befasuese si për të pandehurin, si për publikun, si për politikanët ashtu edhe për partnerët, ne kemi absolutisht nevojë për të pasur një sistem drejtësie i cili të funksionojë dhe të jetë tërësisht i pavarur. Nuk do të jetë e lehtë edhe për shumë vite për të mbërritur aty ku duam të jemi. Sikurse nuk do të jetë e lehtë edhe për të trajtuar çështjet që sot janë akumuluar dhe presin në dyert e gjykatave. Por ajo çka unë mund të them sot është që rrugë tjetër nuk ka. Unë nuk di sa kohë do të marrë vendosja e një sistemi drejtësie dhe kthimi në hallka të besueshmërisë, por rrugë tjetër nuk ka.



Ju sugjerojmë

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Para
UEFA vendos se ku do të luhen tre finalet e Champions League

UEFA vendos se ku do të luhen tre finalet e Champions League

Shqiptari vritet brutalisht në Greqi

Shqiptari vritet brutalisht në Greqi

Gjebrea: Tirana ka patur ujë, problemet i kemi rregulluar brenda natës

Gjebrea: Tirana ka patur ujë, problemet i kemi rregulluar brenda natës
















TE FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com