Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bregu: S’kam asgjë për të fshehur dhe as frikë pas cilës të fshihem

2016/07/25 at 3:37 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bregu: S’kam asgjë për të fshehur dhe as frikë pas cilës të fshihem

 


Majlinda Bregu

Do të kisha preferuar që seanca e fundit e kësaj legjislature të kishte qenë ajo e votimit të Reformës në Drejtësi.

Pas dy vjet diskutimesh, ndryshimesh, përbetimesh, më në fund u votua nga të gjithë.

Edhe nga ata që deri në fund disa i shoqëroi bindja se po ecnin në një fushë të minuar të cilën nuk e shmagnin dot, por duhet të ruheshin që mina mos të qëllonte nën këmbët e tyre.

Pa Reformën në Drejtësi, një mur keqeverisjeje prej soj soj karakteresh do të ishte i pathyeshëm edhe për shumë kohë.

Gjatë gjithë këtij viti vështirë se do të gjejë, për ata që duan të lexojnë, shkrim, analizë a raport, kombëtar a ndërkombëtar, që të prekte nga shifra alarmante e Borxhin public 73, 3 % sot, klimën e amokut të investimeve të huaja në Shqipëri, më të vështirën në rajon, mungesën e investime publike në infrastrukturë, nivelin e lartë të papunësisë, mungesën e politikave transparente ndaj biznesit edhe në këto fushatat koncensionare apo PPP, mungesën e sigurisë, të ardhurat nga droga, nivelin e abuzimit me fonde publike, dobësitë e administratës, korrupsionin, krimin,median e lirë ose të blerë dhe të mospërmendte si password për të thyer murin e keqqeverisjes, Reformën në Drejtësi.

Sado të ketë kushtuar, sado orë pune, negociata, nerva, sharje, pazare të kryera e pazare të supozuara, kjo reformë ishte nyja gordiane edhe për të ndarë dy kohët e politikës në të cilën jetuan shqiptaret këto vite.

Të atyre qe votuan Aleancën e Shqipërise Europiane dhe jetuan Aleancën e Shqipërisë Mjerane!

Ata që votuan Aleancën e Shqipërisë që u zyrtarizua mbi një kartë parimesh dhe përfundoi në kartë kërcënimesh.

Ata që priten 300 mijë vende pune, standarte ne arsim, administratë më profesioniste, rrugë, mbështetje për biznesin, fermere, peshkatarë, shëndetësi falas, fatura më të lehta energjie,taksa te drejta, KorrupsJOn, rend e siguri publike.

Ata që nuk e braktisin këtë vend vetëm se nuk kanë asnjë mundësi për ta bërë, pasi janë të pafuqishëm, të pamundur, të pafat dhe të dorëzuar para fatalitetit : ky vend nuk behet!

Ata që votojnë e presin që ne të dëshmojmë që politika ka nevojë urgjente te shkundet nga myku i menaxhimit klanor, korruptiv, kriminal, të kthehet nga fusha e minuar ku shiten gënjeshtra e mashtrime në vendin e njerëzve ku as Kryetari i Partisë nuk mund të fshihet pas kriminelëve, as krimineli nuk mbrohet më dot nga gjyqtari e ku as gjyqtari nuk e përdhunon më dot drejtësinë.

Kam hyrë në politikë në 2005-ën, me PartinëDemokratike si forca e parë dhe e vetme demokratike ne kete vend.

Kam besuar dhe besoj se ky vend ka nevoje per lider, per njerez qe dijne te ndajne edhe me kosto personale e te bene te qarte qendrimin e tyre kurdohere edhe ne rrethanat me absurde e të paqarta.

Per gra e burra që fjala t ‘ju zërë vend e kokën të mos e ulin sa herë që s’ kanë guxim të mendojnë.

E përsëris se Bllokimi dhe mos votimi i reformave në parlament ka qenë politika antishqiptare më e turpshme që orientonte opozitën e djeshme në të gjitha proceset madhore në këtë vend, që nga MSA, anëtarësimi në Nato dhe liberalizimi i vizave.

Mbajtja peng e normalitetit politik të vendit me frikën se fiton pikë kundërshtari bllokoi për 3 vjet marrjen e statusit të vendit kanditat.

Turpi le të mbetet i atyre që kanë sot qeverisjen.

Sikur edhe një ditë të vetme kjo reforme ta afronte Shqipërine me Europën, per secilin nga ne ,edhe per ate ditë do t’ia vlente gjakftohtë sia politike dhe kompromisi.

Sepse jam e bindur që Shqipëria nuk mund te jetë viktima e përhershme e politikës shterpë konfliktuale, të cilen fatkeqesisht as e Rilindi dot Edi Rama as e beri Europiane Ilir Meta.

Po. Kjo reformë do të trasformojë drejtësinë e politikën.

Jo menjëherë, por pa dyshim në themel.

Do të na japë mundësi të vrasim edhe sikur ngadalë, kohen e kanibalizmit politik, që së pari vrau mendimin politik, e permes tij, sot ja ku gelojme ne politike, nje qe di të flase, 10 qe s dijnë të flasin, të tjerë qe as flasin e as mendojne, ca qe brutalitein dhe agresivitetin e kane atu, dhe te tjere qe moralin që shesin natën, tentojnë ta blejnë ditën.

Dhe sigurisht jo vetem kaq.

Reformat janë rruga e vetme për të ardhmen europiane të shqiptarëve, kudo që ata janë sot. Janë 7 milionë shqiptarë në rajon dhe Shqipëria duhet të jetë modeli I tyre europian, perëndimor.

Kam qene cdo moment qe kjo reforme duhej te votohej, edhe sepse asnjehere s’kam pasur as gje per te fshehur dhe as frike pas ciles te fshihem.

E di qe ka te tjere qe ne politike i ka futur frika dhe po frika i mban ne te. E në politikë cfarë fillon me frikë, përfundon në marrëzi.

Oskar Wilde thoshte: “Askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje te shkuaren e vet”.

Por askush nuk eshte as kaq i fortë sa te nxije te sotmen e tjetrit.

Me fjale, thashetheme, intriga, aleanca fluide a solide politike.

Kurajo per te qene njeri i lire, nuk vidhet, as trashegohet. Sigurisht as nuk koncensionohet.

Përkthehet me qëndrime.

Dhe qëndrimet i bëjnë njerëz që nuk kanë frikë. Nga asnjë lloj kapjeje.

Ndaj edhe kjo është një tjetër arritje qe e pres nga reforma ne drejtësi.

Të zbardhë si e kush kap shtetin, duke abuzuar me pushtetin, duke koncensionuar të vërtetat dhe duke mëkuar mashtrimet si programe elektorale dhe alencat politike si garanci per zbatimin e tyre.

Së fundmi,

Uroj qe 7 ligjet qe do të miratohen ne shtator dhe gjithe ndryshimet e tjera ligjore të jene te sakta e të mos kenë të njëjtin kalvar shqyrtimesh si ndryshimet kushtetuese të votuara së fundmi.

Edhe sepse nuk do doja tê ngatërroheshin me procesin e reformës zgjedhore dhe që kjo e fundit të mos ketë fatin e stërzgjatur të reformës në drejtësi, që për disa ngjalli frikën e ecjes në një fushë të minuar.

*Fjala e plotë e Majlinda Bregut sot në Parlament



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Video/ “Vipat e Bllokut” tallen me peshën e Encës

Ja kush ia theu zemrën Encës...

‘Kryepolici i Gjirokastrës mbron arat me kanabis, si u kërcënua kryeplaku”

Aksion antidrogë në Shkodër/ Arrestohen 5 persona, mbillnin kanabis.

Frederik Veseli largohet nga Lugano

Frederik Veseli largohet nga Lugano

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com