Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bregu: Qytetarët të vetëdijshëm për përfitimet e bashkëpunimit rajonal

2021/06/24 at 4:31 PM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bregu: Qytetarët të vetëdijshëm për përfitimet e bashkëpunimit rajonal

RCC paraqet edicionin e 7-të të Barometrit Ballkanik, sondazh vjetor mbi  vlerësimet e gjykimet që kanë qytetarët e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi pikëpamjet e biznesit.

Ky është i shtati vit rradhazi, kur Barometri Ballkanik tregoi disa nga shqetësimet kryesore të njerëzve, që janë pasiguria dhe pamundësia socialo- ekonomike, problematika këto që për fat të mirë ndiqen nga disa lajme të mira, që lidhen me vetëdijen e qytetarëve për përfitimet e bashkëpunimit rajonal.

Për 49% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, papunësia është problemi më i madh, sidomos për të rinjtë, ndërsa 46% janë më të shqetësuar për situatënekonomike. Pandemia bëri që njerëzit të ndryshojnëprioritetet e tyre, duke iu përshtatur më fort realitetit tëri, që ndryshoi kryekëput nga Covid -19.

“Tashmë njerëzit janë më hezitues që të largohen për të punuar jashtë vendit. 37% e qytetarëve do ta merrninkëtë vendim, një shifër kjo që sa vjen e ulet, krahasuarme vitin e kaluar” theksoi Znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në prezantimin e Barometrit Ballkanik (BB2021) sot në Tirane, duke shtuar se: “Siç edhe e kemi parashikuar, vitin e kaluar, fqinji që të përgjigjet e të gjendet në nevojë është ai i vërteti, ai i duhuri”.

Qytetarët e BB kanë rritur mbështetjen e tyre përbashkëpunimin rajonal dhe BE. Barometri Ballkaniktregon se kjo mbështetje për bashkëpunim rajonal, po vijon gjithnjë të rritet me 77% të qytetarëve, ndërsa69% e bizneseve e shohin cilësinë e bashkëpunimit rajonal si të rëndësishëm për biznesin e tyre. Në tënjëjtën mënyrë, mbështetja për integrimin dhe pranimin në BE është rritur ndjeshëm gjatë vititpandemik, megjithë ngadalësimin e procesit tëzgjerimit. 62% e të anketuarve e shohin anëtarësimin në BE si një gjë të mirë, ashtu si 66% e bizneseve. Shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, 73% prej tyre, e perceptojnë BE-në si bllokun më të preferuar për tregti, ndërsa Bashkimi Europian kryesonvendin e parë si më mbështetësi, në përpjekjet për tëluftuar pandeminë, duke ndihmuar rreth 43% të tëanketuarve përmes ndihmës mjekësore dhe financiare, shumë përpara Kinës, e cila ndihmon 14%, Turqisë 9% ose Rusisë 7%.

Komisioni Europian përmes Znj. Alessandra Viezzer  vlerësoi rëndësinë e matjes e leximit të realitetit në rajon.

Prezantimi vijoi me  me panelin e diskutimit,  të drejtuar nga Z. Tim Judah, gazetar dheautor, korrespondent i Ballkanit për The Economist. Pjesë e këtij paneli Z. Jim O’Brien, Këshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik të Iniciativës së Evropës sëArdhshme, Z. Vessela Tcherneva, Zëvendës Drejtor, Shef i zyrës së Sofjes në Këshillin Evropian përMarrëdhëniet e Jashtme, Z. Corina Stratulat, Shef I Programit, Analist i lartë i Politikave në Qendrën e Politikave Evropiane, Z. Branimir Jovanovic, Ekonomist në Institutin e MarrëdhënieveNdërkombëtare të Vjenës dhe Z. Gentian Elezi, Konsulent i RCC për botimin e Barometrit Ballkaniknga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe Tregtinë Ndërkombëtare (QSHKT)

“Bizneset e Ballkanit Perëndimor vërejnë se atapadyshim do të përfitojnë nga udhëtimi nëpër rajon me karta identiteti, një marrëveshje që negociohet si pjesëe axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal. 61% e tëanketuarve mbështesin këtë iniciativë, pasi udhëtimi midis disa prej ekonomive të rajonit po përballet me pengesa të mëtejshme. Marrëveshja Rajonale e Roaming ka ndihmuar gati gjysmën e të anketuarve tëkursejnë para në kostot e telefonit (48%). Kjo jep njëstimul pozitiv në prag të një ngjarje të rëndësishme: asaj të 1 korrikut, kur tarifat e roamingut do tëreduktohen në zero brenda rajonit “, theksoi në fundin e prezantimit Znj. Bregu.

Më shumë INFO mbi bazën e të dhënave të BarometritBallkanik: botimet, infografitë, videot:www.rcc.int/balkanbarometer

Etiketa: barometribreguRCC

Ju sugjerojmë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Para
3 viktima dhe 10 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

3 viktima dhe 10 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

“Shengeni rajonal”, Vuçiç video-konferencë me Ramën dhe Zaev

“Shengeni rajonal”, Vuçiç video-konferencë me Ramën dhe Zaev

Largohet reja e Saharasë, sinoptikanët: Nga sot do të ndiejmë freskinë

Largohet reja e Saharasë, sinoptikanët: Nga sot do të ndiejmë freskinë

TE FUNDIT

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
9 Shkurt, 2026

Në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, prokurori James Pache paraqiti akuza të reja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com