Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bregu: 77 kopshte janë pa licensë vetëm në territorin e Bashkisë Tiranë

2016/06/22 at 8:44 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bregu: 77 kopshte janë pa licensë vetëm në territorin e Bashkisë Tiranë

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka postuar një shënim në profilin e saj në facebook, ku flet për një gjendje shumë të rëndë të administrimit nga ana e institucioneve përkatëse për arsimin parashkollor në Tiranë.


Bregu ka shkëputur vetëm një pjesë të publikuar në faqen zyrtare të Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, ku duket mëse e qartë se statistikat për kontrollin psiko-social të fëmijës, licensat e kopshteve, arsimi përkatës i edukatorëve janë në një gjëndje alarmi.

Nga ky material, bëhet me dije se 77 kopshte ofrojnë shërbim arsimor të edukimit parashkollor pa leje të funksionimit në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë. Ndërsa, vetëm 19 kopshte të inspektuara janë të licensuara.

Si më poshtë vijon materiali i plotë i botuar nga znj. Bregu në profilin e saj në facebook:  

Si vijon eshte nje pjese e publikuar ne faqen zyrtare te Inspektoriatit Shteteror te Arsimit:

“Inspektimi tematik i institucioneve parashkollore private me qëllim vlerësimin e zbatimit të kritereve të ligjshmërisë në përputhje me aktet ligjore.

Gjatë periudhës 16-21.03.2015 ISHA inspektoi dhe monitoroi 96 institucioneve arsimore parashkollore private, në 11–të njësitë bashkiake të qytetit Tiranë, në lidhje me vlerësimin e zbatimit të kritereve të ligjshmërisë në veprimtarinë e tyre në përputhje me aktet ligjore.

Nga inspektimet e zhvilluara, rezultoi se:

– 77 KOPSHTE ofrojnë shërbimin arsimor të edukimit parashkollor PA LEJE të funksionimit në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë.
– Vetëm 20% (19) e kopshteve të inspektuara janë të licencuara.
– 48 kopshte janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
– 27% e kopshteve krahas shërbimit arsimor parashkollor ofrojnë edhe shërbimin e çerdhes.
– Numri i fëmijëve që frekuentojnë këto institucione parashkollore private është 2263, në grupe të përziera.
– Numri i mësuesve pranë këtyre kopshteve është 176 nga të cilët 35% me arsimin e lartë përkatës (20 mësues me diplomë Parashkollori dhe 41 mësues me diplomë Cikli i Ulët), 35% me arsimin e lartë jashtë profilit (63 mësues të degëve të ndryshme) dhe 30% me arsim të mesëm (20 mësues kanë mbaruar shkollën pedagogjike dhe 32 mësues kanë mbaruar gjimnazin). Vetëm në 17 kopshte u gjetën programet mësimore për grupmoshat 3-4, 4-5, 5-6, standardet e arritjes dhe ato të përmbajtjes për planifikimin e zbatimin e kurrikulës së parashkollorit. Në rastin më të mirë punohet me një program për të gjitha moshat.
– Pjesa më e madhe e kopshteve të monitoruara nuk kanë kushte të përshtatshme që mundëson sigurinë e jetës, shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve. Ato janë krijuar në mjediset e shtëpive private, në katet e para e të dyta të pallateve. Nuk njihet e zbatohet Rregullorja higjieno- sanitare për “Ndërtimin dhe funksionimin e kopshteve të fëmijëve”.
Grupet e inspektimit i vunë në dispozicion të gjithë administratorëve të institucioneve të arsimit parashkollor privat, në 11-të njësitë bashkiake të qytetit të Tiranës, udhëzimin Nr. 15, datë 12.07.2013 “Për procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licencë të institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plotësuese private”. Drejtuesit e kopshteve firmosën edhe procesverbalin e marrjes në dorëzim të këtij udhëzimi të MAS-it.

Në muajin nëntor grupet e ISHA-s riinspektuan 81 kopshtet e mësipërme qëllim verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna.

Grupet e ISHA-s, për 21 INSTITUCIONE të arsimit parashkollor privat që u gjetën të palicencuara dhanë dënimin administrativ me gjobë në vlerën “500 000 lekë”.

Kam 2 pyetje qe me lindin sikur vetem
Kaq te lexosh nga ky raport:

A- 77 kopshte paskan qene pa license vetem ne territorin e Bashkise Tirane!

21 jane gjobitur!

Po me 56 kopshte te tjera c’ behet?!?!?!

B- Ne raport flitet per mungese kushtesh, standartesh, mesues pa diplome perkatese, mungese te sherbimit psiko social etj.

A ka njeri te thote c ‘ndodh me kopshtet e licensuara dhe pa standartet e mesiperme?!

Kaq he per he, se per te bertitur vend e pa vend jemi te paret, por kur duhet te zeme mend e te reagojme per problemet e verteta o na vjen ai orari i gjumit, ose na iken ai filli mallengjyes i frymezimit politik!!!!

 



Ju sugjerojmë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
Bota

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

29 Maj, 2025 8:44 pm
Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur
Politikë

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

29 Maj, 2025 8:26 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

29 Maj, 2025 7:49 pm
Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
Aktualitet

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

29 Maj, 2025 7:41 pm
Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë
Bota

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë

29 Maj, 2025 7:37 pm
Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

29 Maj, 2025 7:10 pm
“Protestë kundër poshtërimit”, çfarë paralajmërojnë shqiptarët në Britaninë e Madhe
Bota

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri

29 Maj, 2025 7:00 pm
“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë
Bota

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë

29 Maj, 2025 6:38 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë

29 Maj, 2025 6:31 pm
Para
Skenarët/ Si mund të kualifikohet Shqipëria pas ndeshjeve të sotme

Skenarët/ Si mund të kualifikohet Shqipëria pas ndeshjeve të sotme

Moti/ Bëhuni gati për rrobat e verës

Moti, ja temperaturat për sot

Adoleshentet shtatzëna pinë duhan, motivi shokues

Adoleshentet shtatzëna pinë duhan, motivi shokues

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
29 Maj, 2025

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është...

Lexo më shumë

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
29 Maj, 2025

Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke i sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor...

Lexo më shumë

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur
29 Maj, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi për gazetarin Drini Zeqo, në studion e Klan News se fillimisht PD duhet...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
29 Maj, 2025

Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje bërthamore me Iranin është shumë afër dhe ka paralajmëruar personalisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com