Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe.
Kështu ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama, ku ka ndarë një video nga bregdeti i Lezhës.
“Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe, por edhe të menaxhuara me standarde optimale, për të ofruar eksperienca të bukura për të gjithë”, shkruan kryeminisri Rama.
Kreu i qeverisë ndan shpesh imazhe nga natyra shqiptare, zonat bregdetare për të promovuar bukuritë e vendit, veçanërisht në stinën e verës, kur turizmi është në kulmin e tij.