Me një lojë të shkëlqyer me një ritëm të pandalshëm, Brazili ka mundur Argjentinën në ndeshjen që quhet klasikja e Amerikës së Jugut, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror.
3 – 0 kanë fituar Carioca në shtëpinë e tyre me një lojë dominuese për të 90 minutat. Në gjysmën e pjesës së parë Brazili gjeti avantazhin me Philipe Coutinho pas një aksioni personal. Neymar në fund të 45 minutëshit shënoi edhe golin e dytë.
Të pakta ishin rastet e Argjentinës.
Paulinho vendosi rezultatin 3 – 0. Brazili kishte mundësi të shënonte edhe më shumë, por fati ia ndaloi. Argjentina është jashtë zonës së kualifikimit, por ka edhe 7 ndeshje për të rikuperuar pozicionet.
Në takimet e tjera Venezula fitoi 5-0 me Bolivinë, Peruja mundi Paraguajin 4-1 dhe Uruguaj fitoi me Ecuador 2-1.