Tri ndeshje dhe vetëm një gol në ndeshjet e para të Kupës së Amerikës në futboll, turne që po zhvillohet në Amerikë.
Kosta Rika barazoi 0-0 me Paraguain, rezultat që arriti edhe Brazili ndaj Ekuatorin. Golin e vetëm në takimet e luajtura sot në orët e para të mëngjesit e realizoi Paulo Guerrero, që i dha fitoren 1-0 Perusë ndaj Haitit.
Një start me polemika për skuadrën e Brazilit, që nuk arrin të triumfojë në ndeshjen hapëse të turneut kontinental.
Por ajo që ra në sy ishte barazimi pa gola i Brazilit. Trajneri Dunga hodhi në fushë një skuadër me skemën 4-1-4-1, por kjo skemë nuk i solli fat skuadrës amerikano-latine, që mori vetëm një barazim pa gola ndaj një rivali më të dobët.
Edhe pse Brazili luajti më mirë, nuk arriti të gjejë rrugën e fitores. Madje Ekuadorit iu mohua një gol, pasi sipas gjyqtarit topi kishte dalë më parë jashtë. Gjithsesi, një barazim zhgënjyes për “selecao”, që e nis jo mirë turneun.