Një 47-vjeçar shqiptar u ekzekutua të martën në San Paulo të Brazilit, ndërsa ndodhej i ulur në një restorant.
Sipas mediave vendase, viktima është Ilir Zelka nga Tirana, i cili është qëlluar për vdekje nga një person i paidentifikuar në zonën e Jardins, rreth orës 11:00.
Dëshmitarët thonë se atentati u krye nga një person në motoçikletë i veshur me një bluzë të kuqe, ndërsa në kokë mbante kokore ngjyrë rozë.
Ai u afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të 47-vjeçarit, pa i folur asnjë fjalë dhe më pas u largua me shpejtësi.
Autori e braktisi motoçikletën me të cilën udhëtonte jo shumë larg nga vendi i ngjarjes. Ilir Zelka u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
47 vjeçari thuhet se kishte rezervuar në një dhomë në një hotel të shtrenjtë në Jardins, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e atentatit ndaj tij./Opinion.al