Makina e shefit të Policisë së Paraburgimit në Bradashesh, Kranar Kasi, është përfshirë nga zjarri.
Dyshohet se zjarri është aksidental, por nuk përjashtohet dhe pista që zjarri mund të jetë i qëllimshëm për shkak të detyrës së Kasit.
Më herët, Krenar Kasi ka mbajtur më parë postin e shefit të sektorit të narkotikeve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i policisë
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen ” 5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip ” Benz”, në pronësi të shtetasit K.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./ Opinion.al