Erjon Braçe ka nxehur atmosferën në prag të referendumit të 9 prillit, ku anëtarë të PS-së vendosin nëse do të ketë garë ose jo për kreun e Partisë Socialiste.
Deputeti i PS-së, është përplasur në rrjetin social “Facebook” me një komentues. Një anëtar i PS-së ka postuar një status në “Facebook” për referendumin pro Ramës, kur një tjetër i kthen përgjigje se “Pushteti nuk është vetëm Çerma dhe Lushnja”.
Kjo i ka djegur shumë siç duket deputetit Braçe dhe i ka kthyer përgjigje shpejt: “Tek faqja e Mirës, Mozës dhe Benit propagandën djalë. Për më tepër, ti nuk je nga ata që nuk kanë bukë të hanë”, shkruan Braçe duke sulmuar në një farë mënyrë edhe dy kolegët deputetë, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi që janë kundër referendumit.