Deputeti socialist Erjon Braçe konfirmon krisjen e koalicionit të majtë mes PS dhe LSI duke deklaruar se e “ardhmja e koalicionit është e ndikuar nga marrëdhëniet e krijuara këto javë”.
Situata e tensionuar midis të majtëve, ka lënë shije sipas Braçes, në mirëqënien e Koalicionit.
“E ardhmja e koalicionit e ndikuar nga marrëdhëniet e krijuara këto javë. Situata e krijuar ka lënë shenjë në mirëqenien e koalicionit. U takon krerëve të dy partive të ulen të diskutojnë sy më sy, hapur e pa asnjë rezervë. Me rëndësi që diskutimi të jetë i hapur, i ndershëm”-tha Brace për Ora news, përpara Parlamentit.