Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braçe “bëhet” dhe gjyqtar: Prokurori mban në burg padrejtësisht një zyrtar

2019/10/05 at 12:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Braçe “bëhet” dhe gjyqtar: Prokurori mban në burg padrejtësisht një zyrtar

Një ditë pas shfaqjes së të pazakontë në gjykatë, numri 2 i qeverisë, Erjon Braçe këtë të shtunë ka dalë në një konferencë për mediat duke shpjeguar veprimin e tij. Braçe ishte i pranishëm të premten në mëngjes në seancën gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Drejtori të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Liridon Pula.


Zëvendëskryeminsitri u filmua i ulur në fund të sallës së gjyqit dhe menjëherë pas vendimit të gjykatës për të lënë në arrest drejtorin e AKSH-së, sulmoi prokurorin e çështjes, Arjan Ndoja se po bënte “presion kriminal” ndaj të akuzuarit Pula. Por këtë të shtunë, Braçe e bëri veten edhe gjykatës, duke thënë se prokurori në fjalë po mban në burg padrejtësisht një zyrtar të pafajshëm.

“Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është detyrë e imja të dëgjoj akuzën, mbrojtjen në një proces që duhet të jetë i hapur transparent dhe i mbështetur në prova. Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë? Nuk është fare ajo që ka servirur me gazetarët e tij prokurori, dhe që kanë raportuar në mirëbesim të një prokurori disa media. Nuk ka lidhje fare me çështjen e ish-drejtorit të hershëm të ALUIZNI-t që është në arrati sot, nuk ka të bëje më grabitje dhe tjetërsim pronash.
Kompania Lura sh.p.k ka ndërtuar me çdo leje të mundshme me marrëveshje dhe kontrata legale, kompleksin Lura 3. Ka aplikuar për të marrë sipas ligjit çdo leje, dhe i është shërbyer sipas ligjit sipas lejeve të marra më herët. Nuk ka lidhje as me grabitje tokash e pronash në Gjirin e Lalzit as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë më parë. As investitori, as ndërtuesi as pronarët e truallit nuk kanë kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrat e shtetit. Asnjëri prej tyre nuk i është shkaktuar ndonjë dëm qoftë fizik, qoftë monetar. Kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai? Ka kallëzuar një njeri anonim, pa lidhje me çështjen fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Unë ja kam dalë ta kem këtë kallëzim që prokurori ja fshehu dje gjykatës. Drejtuar Arjan Ndojës, madje lëvdohet ky prokuror në këtë kallëzim, janë 5 faqe. Kallëzuesi nuk përmend në asnjë rresht të tij drejtorin e ASHK-së. Ky prokuror ka marrë kallëzim nga shtetas anonim por njohës i procedurës së ASHK-së ku akuzohen nëpunës të tjerë, por jo drejtori i ASHK-së i vënë nën akuzë nga ky prokuror. Ky fakt ju fsheh dje gjykatës. Prokurori mashtroi dje gjykatën ky si pikënisje të hetimit bëri policinë e Durrësit, edhe kur tha se kontratat e sipërmarrjes mes investitorit dhe pronarit të truallit janë me përqindje duke synuar të mbështesë akuzën për tjetërsim të pasurisë. Kontratat në të vërtetë janë të administruara në ASHK dhe janë individualizuar me pronar për çdo objekt. Bëhet fjalë për apartamente me metra katror individualizuar“, tha Braçe.

Prania në sallën e gjyqit dhe komentet para gjykatës të zv.kryeministrit ishin në të njëjtën linjë me akuzat e së enjtes të kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili tha në parlament se “një prokuror në Durrës i lidhur me krimin e organizuar, po u bënte presion punonjësve të shtetit”.

Por ndërhyrje të tilla nga drejtuesit më të lartë të ekzekutivit ndaj një prokurori dhe një çështjeje hetimore në vazhdim kanë shkaktuar alarm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe u denoncuan si presion i hapur ndaj drejtësisë nga Partia Demokratike në opozitë.

Përplasja mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja nisi pas arrestimeve të fundit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit. Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
U ekzekutua pranë banesës, zbulohet e shkuara kriminale e 47-vjeçarit

27-vjeçari i shpëton atentatit

“Do iki çdo drejtor”, Rama: Dokumentet e PD për Pjetrin u morën me ryshfet

Rama: Prokurori i Durrësit shantazhoi për hesap të organizatës kriminale

Qindra protestues në Hong Kong, paralizohet sistemi i transportit

Qindra protestues në Hong Kong, paralizohet sistemi i transportit
















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com