Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bota në vitin 2017: Beteja e ideve

2016/12/31 at 3:59 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Bota në vitin 2017: Beteja e ideve

Nga Gavin Hewitt


2016-a ishte viti i shthurjes. Normat e njohura u shpërbënë bashkë më të. Idetë e vjetra u sfiduan dhe u hodhën poshtë. Bota jonë siç e njihnim, u trondit dhe ne u shokuam nga e reja. Që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe më herët, ka patur një konsensus, sipas së cilit tregtia qe shumë më tepër se sa vetëm ekonomi. Ishte një instrument për paqe.

Reduktimi i barrierave tregtare, nxiti rritjen ekonomike dhe prosperitetin. Ai konsensus ka pësuar tashmë një krisje. Tregtia globale mund të rrisë ekonomitë, por nga ana tjetër zhduk vendet e punës në sektorin e prodhimit. Një nga fitimtarët e një viti trazirash politike ishte proteksionizmi. Marrëveshje të gjera shumëkombëshe të tregtisë së lire u përballen me sfida. Donald Tramp, ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja e Partneritetit Trans-Paqësor. Prirja është drejt marrëveshjeve dypalëshe.

Edhe në të majtë – veçanërisht në Francë – zërat të ndryshëm bëjnë thirrje për ndërtimin e një shteti të fortë, për të mbrojtur vendin nga interesat e huaja, nga globalizimi. Nacionalizmi është rrikthyer. Jo në formën e tij të vjetër, por është rishfaqur nacionalizmi ekonomik. Donald Tramp ka rrimarrë një slogan të vjetër izolacionist, Amerika e para. Në marrëveshjet e tregtisë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, faktori vendimtar nuk do të jetë policimi i rendit botëror, por shërbimi i interesave amerikane.

Në Mbretërinë e Bashkuar, aktivistët në favor të largimit nga BE-ja iu ofruan votuesve mundësinë “për të rimarrë sërish në dorë kontrollin e vendit”. Ishte Britania e para. Në Francë, politikani i qendrës së djathtë politikani Fransua Fijo – dhe njeriu që ka më shumë gjasa të jetë banori i ardhshëm i Pallatit Elize- ka deklaruar se “politika e jashtme franceze duhet t’i shërbejë interesave franceze”. “Le ta lëmë mënjanë”- tha ai, “ëndrrën e një Evrope federale”.

Ish-sekretari amerikan i Thesarit, Lerri Samers, ka folur për një “nacionalizëm të përgjegjshëm”. “Ai fillon”- thotë ai, “nga ideja, se përgjegjësia parësore e çdo qeverie është mirëqënia e qytetarëve të saj, dhe jo nga ndonjë koncepti i rendit ndërkombëtar”. Gjithashtu duke shkaktuar

një rikthim – të burrit të fuqishëm, udhëheqësit të fortë. Në mesin e rrethit të njerëzve të Donald Tramp, ekziston një admirim për “forcën” e Putinit.

Ne jemi dëshmitarë të ngritjes së demokracive joliberale. Autoritarët e rinj, ngazëllehen nga dëshira për të parë restaurimin e rendit global, në një botë komplekse globale. Krahas Vladimir Putin qëndron Rexhep Taip Erdogani i Turqisë, dhe në një masë më të vogël hungarezi Viktor Orban. Në krahë pret Franca e Marin Lë Pen. Disa janë të prirur të shtojnë edhe emrin e Donald Trampit në këtë listë.

Ajo që autoritarët e rinj ndajnë, është një përbuzje për organizatat ndërkombëtare. Tramp hodhi poshtë NATO-n si “të vjetëruar”, para së të tërhiqej nga ajo deklaratë. Putin injoron marrëveshjet që e kushtëzojnë, prandaj strukturat ndërkombëtare të pasluftës janë dobësuar. Izolimi është rrikthyer. Si në SHBA ashtu edhe në Evropë, ka pak oreks për fushatat ushtarake ndërkombëtare.

Në Siri janë rusët, dhe në një masë më të vogël turqit, ata që janë duke formësuar realitetin në terren.

Perëndimi është rrudhur nga përbrenda. Edhe pse Bashkimi Evropian ka ruajtur sanksionet kundër Rusisë si pasojë e veprimeve të saj në Ukrainë, udhëheqësit e rinj janë duke kërkuar rivendosjen e marrëdhënieve të tyre me Moskën. Sado që fyen vlerat e tyre, evropianët kanë qenë thjesht tepër të gatshëm për të arritur një marrëveshje me presidentin turk Erdogan, në rast se ai premton të zvogëlojë rrjedhën e refugjatëve drejt Evropës.

Nuk është se vlerat themelore që lidhin Evropën me Amerikën e Veriut janë hedhur poshtë, por demokracia liberale perëndimore duket në pozita mbrojtëse dhe e pasigurtë. Kohët e fundit, ish-sekretari amerikan i shtetit Henri Kisinger komentoi se “për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, raporti i ardhshëm i Amerikës me botën nuk është plotësisht i zgjidhur”.

Identiteti kombëtar ka sërish rëndësi. Në Francë, Fransua Fijo, kandidati i qendrës së djathtë, thotë se “jo, Franca nuk është një vend multikulturor”. Në Gjermani, Angela Merkel këmbëngul se “ne nuk duam asnjë shoqëri paralele. Ligji ynë ka përparësi para rregullave fisnore, kodeve të nderit dhe Sheriatit”. Dhe kështu, në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut, mprehet debati mbi integrimin.

Ekziston një ndryshim, një hap drejt inkurajimit të asimilimit, për t’i bërë emigrantët e rinj të përqafojnë vlerat liberale ekzistuese. “Mbulimi i plotë i fytyrës me shami nuk është diçka e përshtatshme”- thotë Angela Merkel. “Kjo duhet të ndalohet kudo që është ligjërisht e mundur”. Në Gjermani, entuziazmi për ‘willkommenskultur’- kulturën e mirëseardhjes ndaj emigrantëve, është venitur.

Neve na është thënë se rradhët e refugjatëve që shkonin në Gjermani në vitin 2015 nuk do të përsëriten më. Në Shtetet e Bashkuara, një pikë qëndrore e fushatës së Tramp qe premtimi për të vepruar kundër imigrantëve pa dokumente, duke përfshirë zotimin për të “ndërtuar një mur të madh në kufirin tonë jugor”. Teksa përgatitet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, disa nga planet e Donald Trampit mund të jenë zbutur, por debati mbi emigracionin, që ishte tipari kryesor i fushatës Brexit, do të vazhdojë sërish të turbullojë ujërat politike.

Ekonomia e shpërndarjes së mirëqenies është rrikthyer. Në Amerikë, do të ketë ulje të taksash për të gjithë, duke  përfshirë edhe të pasurit, me besimin se kjo do të nxisë një rritje më të madhe ekonomike. Administrata Tramp, është duke planifikuar një stimul fiskal masiv, përmes pompimit të parave në rindërtimin e infrastrukturës së vendit. Do të jetë një mori rregulloresh. Gjithashtu edhe në Evropë, me kalendarin e shenjuar nga zgjedhje të rëndësishme, angazhimi për zbatimin e reduktimeve të mëtejshme të defiçiteve buxhetore do të dobësohet.

Qe menduar se argumentet kryesore mbi ngrohjen globale qenë të qëndrueshme, por ato janë sërish në pikëpyetje. Marrëveshja e Parisit, e angazhoi komunitetin ndërkombëtar për të kufizuar rritjen e temperaturës globale. Ndërkohë Donald Tramp ka zgjedhur si kreun e të ri të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, një njeri që ka vënë në pikëpyetje shkencën e ndryshimeve klimatike.

Tashmë do të ketë një betejë të madhe për ndihmësin e presidentit të ri, nëse ai e tërheq SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit. Të gjitha qeveritë perëndimore do të përballen me këtë pyetje:a mundet shteti të ofrojë mbrojtje ndaj globalizimit? Miliona njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut, kanë hequr dorë nga partitë politike të establishmentit, për shkak se ata dyshojnë nëse këto të fundit mund të shpërndajnë mirëqenien. Deri më tani, socialdemokratët – qendra e majtë – kanë qenë në gjendje ta bëjnë pasigurinë dhe pabarazisë si kauza të tyre.

Beteja politike do të zhvillohet mbi atë se kush është i pozicionuar më mirë, për të ndihmuar ata që nuk u ngritën në aspektin ekonomik dhe social nga vala e globalizmit. Beteja për mendjet e votuesve, do të zhvillohet në një epokë të politikës së pas së vërtetës, të lajmeve të rreme që përzihen me teoritë e konspiracionit. Si në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, media u përball me një ekuivalencë të rreme. Ekspertët u hodhën poshtë.

Në Amerikë, disa prej atyre që qenë pranë fushatës së Tramp, u përpoqën të ripërcaktojnë të vërtetën. Nuk është bërthama e fakteve në ndjekje të një të vërtete objective, që ka  domosdoshmërisht rëndësi, argumentojnë ata. Por është fakti se shumë njerëz e besojnë se diçka, edhe një komplot, që e bën atë të vërtetë. Mediat do të jenë në qendër të kësaj beteje idesh. Aktivistët anti-establishment besojnë se kanë fituar. Një figurë kryesore në Frontin Kombëtar në Francës, është shprehur se establishmetnti i botës “është duke u shembur. E jona është duke u ndërtuar”. Najxhëll Farazh, ish-lideri i UKIP, ka folur për një “revolucion demokratik”, i cili sapo ka filluar.

Bepe Grilo nga lëvizja italiane Pesë Yjet, thotë se “ata që marrin në sy rrezikun, kokëfortët, dhe barbarët, do ta çojnë botën përpara”. Shumë të tjerë i shohin barbarët para portave të demokracisë liberale. Ndaj viti 2017, do të jenë arenë e betejave të mëtejshme mes këtyre dy vizioneve konkurruese. Në njërën anë gjenden ata që janë të përkushtuar për të mbrojtur shtetin-komb, dhe instinktet e të cilit janë duke ndërtuar muret kundër një bote të rrezikshme dhe të paqëndrueshme. Në anën tjetër, ndodhen ata që besojnë tek internacionalizmi liberal, tek hapja, tregtia e lirë dhe institucionet ndërkombëtare.

“BBC” – www.bota.al

 



Ju sugjerojmë

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Para
Zbardhen 6 raste të trafikut të drogës nga grupi i Klement Balilit

Zbardhen 6 raste të trafikut të drogës nga grupi i Klement Balilit

Sherr me thika tek tregu i makinave, në pranga dy vëllezër

Sherr me thika tek tregu i makinave, në pranga dy vëllezër

Futbollistët që gjatë vitit 2017-të mbushin të 30-at

Futbollistët që gjatë vitit 2017-të mbushin të 30-at
















TE FUNDIT

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të...

Lexo më shumë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
14 Maj, 2025

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe...

Lexo më shumë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com