Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bota e errët e tregut të zi të organeve

2016/06/19 at 4:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bota e errët e tregut të zi të organeve

Transplantet – Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit kryhen në botë 21 mijë transplante të mëlçisë, 66 mijë transplante veshkash dhe 6 mijë transplante zemrash. Duhet thënë se sipas një studimi të 2007-s, rreth 5% e organeve të përdoruara, vijnë nga tregu i zi, të cilat sjellin të ardhura që shkojnë nga 600 milionë deri në 1.2 miliardë dollarë

Sa vlen një njeri? Ose më mirë, duke folur ekonomikisht, sa para mund të nxirren duke shitur një njeri ose pjesët e tij? Këto fjalë mund të duken si çmenduri, por janë pyetje të shtruara në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në lidhje me trafikun ilegal të organeve njerëzore, e cila të sjell drithërima të forta.

transplanti-i-organeve-tregtia-3

Treg milioner

Sipas ekspertëve të OBSH-së, çdo vit, në botë kryhen 21 mijë transplante të mëlçisë, 66 mijë transplante veshkash dhe 6 mijë transplante zemrash. Duhet thënë se sipas një studimi të 2007-s, rreth 5% e organeve të përdoruara, vijnë nga tregu i zi, të cilat sjellin të ardhura që shkojnë nga 600 milionë deri në 1.2 miliardë dollarë. Ky është aspekti më dramatik dhe sipas Global Finance Integrity, një organizatë joqeveritare e specializuar në gjurmimin e flukseve financiare ilegale, numrat e kësaj tregtie makabre janë në një rritje konstante. Por ata të cilët vuajnë pasojat janë shtetasit më të varfër të botës, që për një shumë të vogël parash janë të gatshëm që të shesin një veshkë, një copë mëlçi, një pjesë zorre, apo beben e syrit.

Të gjitha këto janë organe apo pjesë organesh pa të cilat mund të bëhet, edhe pse pasojat mund të jenë të rënda ose dramatike.

Supermarketi i veshkave

Por ashtu siç thekson Sean Fitzpatrick, drejtor i marrëdhënieve të jashtme në bankën e organeve në Neë England të SHBA-së, në një intervistë në “Popular Science”, heqja e një pjese të mëlçisë apo të zorrës kërkon ndërhyrje komplekse, që vështirë mund të kryhen në klinika të improvizuara, në vendet e botës së tretë. Pjesa më e madhe e organeve të shitura spontanisht nga donatorë në tregun e zi ka të bëjë me veshkat. Heqja dhe më pas vendosja e tyre në trup nuk janë operacione të vështira dhe nuk kërkojnë pajisje të sofistikuara dhe as kompetenca të nivelit të lartë. Vendet kryesore të eksportit të këtyre organeve janë India dhe Pakistani, ku sipas OBSH-së, çdo vit të paktën 2 mijë persona shesin veshkat e tyre.

Kjo ka bërë që në vitet e fundit të lindin organizata që merren me turizmin e organeve. Ato vënë në kontakt shitësit dhe blerësit, pastaj organizojnë udhëtimin në vendet e lindjes apo në jug të botës. Çmimet variojnë nga 20 mijë dollarë për një veshkë indiane deri në 160 mijë dollarë për një veshkë që vjen nga Izraeli. Dhe donatori merr vetëm çikërrimat, mesatarisht 1 mijë dollar.

transplanti-i-organeve-tregtia-2

Biznesi kinez

Në Kinë, organet u merren të burgosurve të dënuar me vdekje. Kështu në vitin 2005 u mblodhën 12 mijë veshka dhe 900 mëlçi, por që më pas u shitën me çmim të lartë qytetarëve të tjerë kinezë të pasur, si dhe pacientëve të gatshëm për të paguar, vetëm për të mos pritur një dhurim sipas rregullave.

Në Kinë një veshkë mund ta blesh për 60 mijë dollarë, por edhe një pankreas, një zemër apo një mushkëri për rreth 150 mijë dollarë.

Në 2012, qeveria në përpjekje për ta ndaluar këtë treg, vendosi që për 5 vite të mos të merren organet nga të burgosurit.

Gjithçka e rregullt, jemi iranianë

Tregtia e organeve ndalohet në të gjitha vendet e botës ligjërisht, me përjashtim të Iranit. Në bazë të ligjeve, rreth 1400 persona çdo vit ofrojnë ligjërisht në treg veshkën e tyre për një shumë prej 10 mijë dollarësh.

Marrësit e organeve

Për ata të cilët transplatojnë organet, e ardhmja mund të bëhet shumë e vështirë. Sipas OBSH-së, këta pacientë rrezikojnë dy herë. Pikë së pari për kushtet sanitare në të cilat shpesh kryhen këto ndërhyrje kirurgjikale, por edhe për garancitë e pakta në lidhje me gjendjen e shëndetshme të organeve të transplantuara. Ato mund të jenë burim infeksionesh, si HIV dhe hepatitet./Shqip

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Algjeria gjen zgjidhjen se si të ndalet kopjimi në testet e maturës

Algjeria gjen zgjidhjen se si të ndalet kopjimi në testet e maturës

Shans i madh, këto janë takimet që vendosin për kualifikimin e Shqipërisë

Shans i madh, këto janë takimet që vendosin për kualifikimin e Shqipërisë

Të fshihesh pas Sali Berishës…

A ka patur një konspiracion në heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com