Lumi Drina në Bosnje-Hercegovinë, i njohur për bukurinë e tij natyrore, është shndërruar në një grumbull gjigant plehrash.
Tonelata me shishe plastike, fuçi të ndryshkura, goma të përdorura, pajisje shtëpiake, drurë dhe mbeturina të tjera janë grumbulluar në lumin i cili gjarpëron nëpër kodra pyjore.
Dejan Furtula përfaqësues i grupit mjedisor “Eko Centar Vishegrad” thotë se ka rreth 5000 metra kub mbetje të llojeve të ndryshme dhe një situatë e tillë përsëritet çdo vit.
“Njerëzit hedhin mbeturina në ujë ose përgjatë brigjeve të lumit, dhe kur niveli i ujit rritet nga shirat e dendur dhe shkrirja e borës, uji i mer ato dhe i sjell në Vishegrad. Si rezultat, ne po veprojmë një lloj landfilli rajonal sepse mbetjet vijnë nga qytetet në rrjedhën e sipërme të lumit, jo nga banorët që jetojnë në Vishegrad.”
Pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Vishegrad ankohen se imazhi i mbeturinave do të dekurjajojë ardhjen e turistëve.
Mbeturinat që na vijnë nga vende dhe rajone të tjera përgjatë lumit Drina kanë një ndikim negativ tek banorët dhe turistët në Vishegrad, por gjithashtu ato ndotin lumin.
Lumi Drina rrjedh 346 kilometra nga mali veriperëndimor i Malit të Zi përmes Serbisë dhe Bosnjës. Shumë nga degët e tij janë të njohura për ngjyrën e tyre smerald dhe peizazhin e tyre./klannews