Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bosnja nuk ka nisur hetimet për pretendimet se Radojçiç ka siguruar armë nga Tuzlla

2023/11/06 at 2:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bosnja nuk ka nisur hetimet për pretendimet se Radojçiç ka siguruar armë nga Tuzlla

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës nuk ka iniciuar ndonjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se Millan Radojçiç, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, ka siguruar armë, municion dhe eksplozivë nga Tuzlla – arsenal që më 24 shtator është përdorur në një sulm kundër policisë së Kosovës në Banjskë.

Në atë sulm ka mbetur i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku, ndërsa në përleshjet që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

“Në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës nuk kemi marrë asnjë raport nga organet policore për veprën e mundshme kriminale dhe autorët; nuk kemi marrë asnjë informacion nga institucionet e vendeve fqinje, kështu që nuk ka pasur urdhër për kryerjen e ndonjë hetimi”, tha Boris Grubeshiç, zëdhënës i Prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës, për Radion Evropa e Lirë.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka bërë të ditur se Radojçiç akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari i këtij viti deri më 24 shtator.

Prokuroria e Beogradit ka saktësuar se armët i janë dorëzuar atij në territorin e Beogradit, “më së shpeshti në rrugën Bubanj Potok – Vërçin”, në juglindje të kryeqytetit të Serbisë. Në deklaratë është thënë se armët, më pas, i ka transportuar dhe fshehur në objekte të braktisura dhe pyje në Kosovë. Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, i hodhi poshtë akuzat nga Serbia.

“Gjatë të gjitha kontrolleve, operative dhe inteligjente, lidhur me ato pretendime, është konstatuar se të gjitha janë të pavërteta”, tha Isak për Radion Evropa e Lirë.

Përveç policisë së këtij entiteti, në hetime kanë marrë pjesë edhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë e Bosnje dhe Hercegovinës, Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje, ndërsa autoritetet në Bosnje kanë kërkuar edhe ndihmën e agjencisë ndërkombëtare të policisë, Interpol.

Prokuroria e Beogradit nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ka prova se armët janë siguruar me të vërtetë nga Tuzlla dhe kush e ka ndihmuar Radoiçiçin në transport. REL-i nuk mori përgjigje as në pyetjen nëse autoriteteve në Bosnje dhe Hercegovinë u është kërkuar t’i verifikonin pretendimet se armët janë siguruar nga Tuzlla.

Pas sulmit në Banjskë të komunës së Zveçanit, policia e Kosovës ka ekspozuar një arsenal të madh armësh të konfiskuar.

Mes tjerash ka pasur raketahedhës, granatahedhës, pushkë automatike, snajperë, automjete ushtarake, eksplozivë dhe detonatorë, mina kundër tankeve dhe kundër personelit e të ngjashme.

Shumica e armëve kanë qenë të prodhuara në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve. Institucionet në Kosovë dhe Serbi janë duke zhvilluar hetime të ndara për këtë rast.

Qeveria e Kosovës e akuzon Serbinë për incidentin në Banjskë, ndërsa Beogradi zyrtar e mohon përfshirjen. Përmes një letre publike më 29 shtator, Radojçiç ka dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të Listës Serbe dhe ka pranuar se “personalisht” ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai e ka mohuar përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë, si dhe ka mohuar fajësinë për veprat me të cilat e ka ngarkuar Prokuroria e Beogradit, përkatësisht për sigurimin e paligjshëm të armëve nga Bosnje dhe Hercegovina.

Më 4 tetor, pas seancës gjyqësore, Radojçiç është liruar dhe i janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit.

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Komisioni i Ligjeve miraton online në parim buxhetin e vitit 2024

Komisioni i Ligjeve miraton online në parim buxhetin e vitit 2024

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Greqi/Sherr mes shqiptarëve, njëri prej tyre qëllohet me thikë në kokë dhe bark

PS bllokoi komisionet hetimore/ Salianji: SPAK rrëzoi pretendimet se dublohet puna e institucionit

PS bllokoi komisionet hetimore/ Salianji: SPAK rrëzoi pretendimet se dublohet puna e institucionit

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com