Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bosnja dënon pesë serbë për krime të kryera gjatë luftës

2023/06/08 at 5:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bosnja dënon pesë serbë për krime të kryera gjatë luftës

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka dënuar pesë ish-policë, serbë etnikë, për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1992-1995.

Millan Gjokiq dhe Bratisllav Trisiç u dënuan me nga tre vjet burgim, ndërkaq Zoran Tanasiq, Zharko Millanoviç dhe Mlladen Krajsnik, me nga dy vjet burgim.

Ata u gjetën fajtorë për torturim të boshnjakëve në zonën Bielina në verilindje të Bosnjës nga prilli i vitit 1992 deri në fund të shtatorit të vitit 1994, mbi baza politike, kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare.

Të pandehurit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërkaq tre të pandehur të tjerë, Savo Mërsiq, Millivoje Çobiç dhe Millan Markoviç, u liruan nga të gjitha akuzat.

Gjokiq ishte komandant policie në Janja nga fundi i vitit 1992 deri në qershor të vitit 1993, dhe më vonë u bë zëvendëskomandant. Tanasiq, Millanoviç dhe Krajsnik, ishin zyrtarë policorë në Janja, ndërkaq Trisiq ishte zyrtar i Shërbimit Shtetëror Sekret.

Janja gjendet 10 kilometra në jug të Bielinës.

Gjyqi ndaj tyre kishte nisur më 2016, ku ishin përfshirë edhe tre të pandehur të tjerë, por dy prej tyre vdiqën gjatë kohës së gjykimit, ndërkaq autoritetet thanë se i pandehuri i tretë nuk ishte i aftë të dilte para gjyqit për shkak se ishte i sëmurë.

Në Bielina kishte ndodhur një masakër në fillim të prillit të vitit 1992 nga paramilitarët lokalë serbë dhe nga Garda serbe e Vullnetarëve, një grup paramilitar i udhëhequr nga Zhelko Raznatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Deri në 80 persona, shumica boshnjakë, por edhe serbë etnikë, të dyshuar si “kolaboracionistë”, u vranë gjatë masakrës.

Më shumë se 100.000 persona u vranë gjatë luftës në Bosnje, e cila përfundoi pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që ndau shtetin në administrata, gjerësisht të bazuara në linja etnike mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve.

Ju sugjerojmë

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/Policia e Shtetit me plan masash:Mbi 5000 efektivë të angazhuar

9 Maj, 2025 9:51 am
Vritet 37-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohen dy të rinjtë
Rajoni

Vritet 37-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohen dy të rinjtë

9 Maj, 2025 9:42 am
Tiranë/ Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Tiranë/ Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona

9 Maj, 2025 9:22 am
Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini
Bota

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini

9 Maj, 2025 9:16 am
Papa Leo XIV do drejtojë sot Meshën e parë të Shenjtë në Kapelën Sistine
Bota

Papa Leo XIV do drejtojë sot Meshën e parë të Shenjtë në Kapelën Sistine

9 Maj, 2025 9:11 am
“Giro d’Italia”/ Policia e Durrësit: Ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi
Aktualitet

Sot etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”! Nga Durrësi në Elbasan e më pas në Tiranë

9 Maj, 2025 8:58 am
A do të dalë Kosova nga ngërçi politik? Sot seanca e 13 për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

A do të dalë Kosova nga ngërçi politik? Sot seanca e 13 për konstituimin e Kuvendit

9 Maj, 2025 8:53 am
Zakoni i preferuar i shqiptarëve/ Nis rritja e çmimit të kafesë,ja sa shkon në prill
Aktualitet

Zakoni i preferuar i shqiptarëve/ Nis rritja e çmimit të kafesë,ja sa shkon në prill

9 Maj, 2025 8:45 am
Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?
Bota

Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

9 Maj, 2025 8:32 am
PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë
Aktualitet

PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë

9 Maj, 2025 8:26 am
Para
Kusari-Lila flet për draft-statutin e Ramës: S’kemi nevojë për shpëtimtarë

Kusari-Lila flet për draft-statutin e Ramës: S’kemi nevojë për shpëtimtarë

Gjendet i pajetë një person në Pogradec, policia jep detajet

Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë

Sherr në Dhërmi, 55-vjeçari nga Tirana paraqitet në spital me traumë të rëndë pas koke

Sherr në Dhërmi, 55-vjeçari nga Tirana paraqitet në spital me traumë të rëndë pas koke

TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit/Policia e Shtetit me plan masash:Mbi 5000 efektivë të angazhuar

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
9 Maj, 2025

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 11 maj. Mësohet se...

Lexo më shumë

Vritet 37-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohen dy të rinjtë

Vritet 37-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohen dy të rinjtë
9 Maj, 2025

Dy djem me origjinë shqiptare, 17 dhe 19 vjeç janë arrestuar gjatë natës në Prato të Italisë, pasi akuzohen se...

Lexo më shumë

Tiranë/ Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona

Tiranë/ Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Maj, 2025

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent”, ku ka sekuestruar 4 pistoleta dhe 3 armë të ftohta. Mësohet se...

Lexo më shumë

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini
9 Maj, 2025

Në BRSS, Dita e Fitores ishte një shfaqje e madhe dhe duket se regjimi i Putinit po e bën atë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com