Florentino Perez është i gatshëm që përfaqësuesin e kombëtares braziliane ta bëjë “Galaktikun” e radhës. Kjo do të thoshte se njëri nga super yjet, Ronaldo, Bale ose Benzema do të duhej të shiteshin.
Siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, Florentino Perez është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 190 milionë eurosh të Neymar.
Po sipas medieve të huaja, Real Madridi gjithashtu do t’i ofronte brazilianit një “pagë astronomike” dhe do ta vlerësonte atë si kryesorin në grupin madrilen.
Mediat gjithashtu vlerësojnë se Perez është në nevojë për nënshkrimin e një emri të madh këtë verë, në mënyrë që të kënaq tifozët e ‘zhgënjyer’ të Real Madridit.
Më parë këtë javë, babai i Neymar u detyrua të mohojë raportet se djali i tij kishte takuar shefat e Madridit gjatë ceremonisë së Topit të Artë për të diskutuar një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu në fund të sezonit./ Alb-sport.info