Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

2025/09/03 at 4:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

Ashtu si në fabulën e Ezopit, askush nuk i beson atij që thërret “ujku!”, por në fund ujku vjen dhe bën një festë mbretërore. Një metaforë e ashpër për Evropën e cicaleve dhe milingonave, e vendeve të virtytshme dhe atyre shpërdoruese. Irlanda, Greqia, Portugalia, Italia – të gjitha kanë kaluar mësime të dhimbshme për financat publike.

Tani, është Franca që luan rolin e “të sëmurit të madh të Evropës”, një status i diktuar nga një borxh publik jashtë kontrollit dhe një krizë politike pa dalje, e paaftë për të prodhuar zgjidhje. Për më tepër, rasti francez mund të shkaktojë efekt domino në tregjet evropiane – pikërisht në një moment kur BE ka nevojë për stabilitet dhe iniciativë, përballë sfidave si: lufta tregtare, konflikti në Ukrainë, marrëdhëniet e vështira me SHBA dhe blloku agresiv i BRICS-it.

Votëbesimi në Parlament 

Shkëndija që mund të shpërthejë krizën është vota e 8 shtatorit, ku Asambleja Kombëtare do të vendosë për besimin ndaj qeverisë. Kryeministri François Bayrou po përpiqet të miratojë masa financiare që parashikojnë një ulje të shpenzimeve prej rreth 44 miliardë euro, por ballafaqohet me kundërshtime nga e djathta dhe e majta. Presidenti Emmanuel Macron po izolohet gjithnjë e më shumë, mbështetja e tij në parlament është minimale, dhe mund të përballet me zgjedhje të parakohshme, madje edhe dorëheqje.

Mobilizimi popullor

Bayrou ka paralajmëruar një ditë të mobilizimit kombëtar kundër qeverisë më 10 shtator. Në vend që të përjetojë një disfatë poshtëruese në parlament, ai ka zgjedhur pothuajse vetëvrasjen politike. Një sondazh tregon se shumica e francezëve do të donin zgjedhje të reja presidenciale dhe legjislative nëse bie qeveria.

Miliardat e borxhit

Francezët janë të njohur për protestat dhe mobilizimin, shpesh të joshur nga ekstremet politike dhe ideja e revolucionit. Por askush nuk duket i gatshëm të vërë në diskutim “shtetin e mirëqenies”, i cili ka grumbulluar 3,300 miliardë euro borxh publik (5.4% e PBB-së), që i bie rreth 50 mijë euro për çdo francez. Refuzohet edhe sakrifica më minimale – si propozimi për të hequr dy ditë pushimi zyrtar.

Situata është aq e rëndë, saqë disa e krahasojnë me krizën greke, duke përmendur edhe mundësinë e një ndërhyrjeje nga FMN-ja. Investitorët kanë frikë nga një tjetër rënie e qeverisë.

Rënia e bursës

Indeksi CAC 40, treguesi kryesor i bursës së Parisit, ka shënuar rënie të vazhdueshme. Interesi për obligacionet franceze 10-vjeçare është rritur – duke kaluar Greqinë dhe Portugalinë, madje po afrohet me atë të Italisë. Ironikisht, Italia sot shihet me më shumë besim nga tregjet sesa Franca, së bashku me Greqinë dhe Spanjën – dikur të stigmatizuara nga bërthama e fortë e BE-së, si Gjermania dhe Holanda.

Gjermania gjithashtu në vështirësi

Edhe Gjermania nuk është në formë të mirë – është në recesion. Motori franko-gjerman është i bllokuar. Revista The Economist ka përmendur “rilindjen e shpejtë” të vendeve PIGS (Portugali, Itali, Greqi, Spanjë), një akronim përçmues i përdorur gjatë krizës financiare të 2008-ës.

Barra e Parisit

Në një fjalim dramatik në fund të gushtit, Bayrou përsëriti se Franca po fundoset me nga 12 milionë euro borxh çdo orë. Ai krahasoi shtetin me një anije që merr ujë që nga viti 1974, viti i fundit kur Franca pati një buxhet në ekuilibër.

Në një intervistë televizive, Bayrou akuzoi Italinë për “dumping fiskal”, duke thënë se po tërheq të pasurit francezë. Por harron se kjo praktikë është e përhapur në gjithë Evropën – nga Greqia te Portugalia, dhe francezët e pasur kanë ikur në Belgjikë, Zvicër, Portugali dhe më së fundi në Itali.

Taksat më të larta në botë

Franca ka një nga normat më të larta të taksave në botë, me një sistem që pretendon të jetë progresiv, por që mbështetet kryesisht te shtresat më të pasura, ndërsa miliona qytetarë përjashtohen nga pagesa e taksave. Sipas ish-kryeekonomistit të FMN-së, Olivier Blanchard:

“Stabilizimi i borxhit publik ndaj PBB-së kërkon që Franca të gjejë 150 miliardë euro, përmes uljes së shpenzimeve dhe rritjes së të ardhurave.” E djathta ekstreme fajëson për krizën shtetin social, emigracionin dhe BE-në.

Recetat e majta redistributive

E majta ekstreme kërkon rritje taksash për të pasurit, edhe pse ata tashmë mbajnë pjesën më të madhe të financimit të shtetit. Rritja e borxhit u përshpejtua mes viteve 2019–2023 për shkak të Covid-it dhe mbështetjes për Ukrainën, por gjithsesi ka qenë më e madhe se mesatarja e eurozonës. Gjatë presidencës Macron, borxhi është rritur me mbi 1,000 miliardë euro. Reformat strukturore të shumëpërfolura nuk janë zbatuar realisht, dhe shpenzimet publike po vazhdojnë të rriten, veçanërisht në administratë, pensione dhe kujdes shëndetësor e social.

Hua më të shtrenjta

Në fund të gushtit, sipas revistës Le Point, Franca ka marrë hua me kushte më të këqija se Italia – një situatë e paprecedentë që nga krijimi i eurozonës. Zyrtarët francezë, që historikisht shikonin vetëm “spread-in” me Gjermaninë, tani duhet të krahasohen me Italinë, çka po shihet si traumë.  “Sa kohë që fqinjët tanë nuk po bënin përpjekje dhe Gjermania po merrte hua në masë, Franca mund të sillej si nxënësi i keq. Tani, ajo është pasagjeri i fundit ilegal në eurozonë. Të gjithë të tjerët kanë bërë sakrifica, sidomos për pensionet. Nuk do të lejojnë që ne ta kalojmë pa pasoja.” Franca ka edhe një rrezik tjetër: Gjermania po hyn në borxh masiv për të rritur investimet në mbrojtje, çka do të bëjë që investitorët të preferojnë obligacionet gjermane, duke e detyruar Francën të huazojë me interesa më të larta./Corriere Della Sera 

Ju sugjerojmë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
Sport

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

3 Shtator, 2025 5:25 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
Aktualitet

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

3 Shtator, 2025 3:33 pm
Albin Kurti është thërritur në Prokurorinë Speciale
Rajoni

“Albin Kurti do të jetë i vdekur”, Mesazh kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës

3 Shtator, 2025 3:26 pm
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
Kryesore

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

3 Shtator, 2025 2:15 pm
Para
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

TE FUNDIT

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
3 Shtator, 2025

I pyetur nga një grup i vogël gazetarësh teksa ndodhej në Pekin, nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Presidenti...

Lexo më shumë

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
3 Shtator, 2025

PD ka nisur hapat e para për reformimin e paralajmëruar brenda saj pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Sekretari...

Lexo më shumë

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
3 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com