Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borrell njofton arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

2022/08/27 at 6:16 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Borrell njofton arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Lajmin e bëri të ditur shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Sipas Borrell kjo ishte një zgjidhje evropiane.

“Ne përgëzojmë dy liderët për këtë vendim dhe për lidershipin e tyre”, tha ai.

Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugë në shenjë pakënaqësie për këto dy vendime. Kosova më pas shtyu zbatimin e tyre deri më 1 shtator.

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat.

Kosova për disa orë më 1 gusht zbatoi vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, derisa serbët hoqën barrikadat.

Prishtina ka argumentuar se lëshimi i një dokumenti të tillë u bë duke respektuar një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kishin arritur më 2011, në kuadër të dialogut. Serbia që nga ajo kohë kishte lëshuar një dokument të tillë për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë, nëse edhe Beogradi do të vepronte njësoj.

Ndërkaq, më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Beograd se Serbia do të pranonte dokumentet e Kosovës, vetëm nëse në kufi do të lëshohej një deklaratë ku bëhej e ditur se kjo nuk do të nënkuptojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por, sa i përket targave, Vuçiç tha se ky vendim do të nisë së zbatuari më 1 shtator, pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur, siç tha ai, një “zgjidhje kompromisi”.

Ju sugjerojmë

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
Aktualitet

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

15 Qershor, 2025 9:49 am
Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër

15 Qershor, 2025 9:39 am
Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht
Aktualitet

Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht

15 Qershor, 2025 9:27 am
Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër
Bota

Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër

15 Qershor, 2025 9:06 am
Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur
Bota

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur

15 Qershor, 2025 8:40 am
Para
Atentati ndaj Alban Bruçit në Shkodër, shpallen në kërkim 2 persona

Atentati ndaj Alban Bruçit në Shkodër, shpallen në kërkim 2 persona

La Liga nis javën e tretë të ndeshjeve

La Liga nis javën e tretë të ndeshjeve

Sekretet që mund të mos i keni ditur mbi aksidentin ku u mbyt Titaniku

Sekretet që mund të mos i keni ditur mbi aksidentin ku u mbyt Titaniku

TE FUNDIT

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
15 Qershor, 2025

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve...

Lexo më shumë

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
15 Qershor, 2025

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Joani po kryen një vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll....

Lexo më shumë

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
15 Qershor, 2025

Ekipet e shpëtimit dhe mjekët në Indi kanë konfirmuar se janë gjetur 270 trupa të pajetë në vendin e rrëzimit...

Lexo më shumë

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
15 Qershor, 2025

Policia Kufitare Vlorë u ka ardhur në ndihmë në dy raste në Vlorë dhe Dhërmi, 8 shtetasve që kishin mbetur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com