Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha për mediat para samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Bruksel se zgjerimi duhet të përshpejtohet.
Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Borrell tha se në ditët e fundit ka pasur lajme të mira nga të dyja palët.
“Jetojmë në kohë të vështira, ndaj zgjerimi duhet të përshpejtohet sa më shumë. Ne duhet të rrisim gjithashtu forcimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe metodave të tjera luftërave të reja. Ka një dialog Serbi-Kosovë, për të cilën kemi investuar shumë energji. Ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin, ngadalë por po lëvizin. Dhe ne i nxisim të vazhdojnë sepse duam që të ecim edhe me integrimin e këtyre dy vendeve. Ne si Bruksel duhet të mbajmë premtimet tona dhe të përmbushim obligimet tona”, tha ndër të tjera Borrell.
The shifting global landscape puts the security and stability of Europe and our neighbourhood at risk.
It is our vital interest to work and cooperate as closely as possible with the Western Balkans – our future members.https://t.co/31U0rjgpRu
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 13, 2023