Kryeministri i britanik Boris Xhonson ka dalë nga kujdesi intensiv. Lajmin e ka konfirmuar zyra e tij.
Një zëdhënës i kryeministrisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se “kyeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga terapia intensive përsëri në repart, ku do të jetë në monitorim të afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij”.
Sipas tij Xhonson është “në gjendje shumë të mirë shpirtërore”,
Xhonson u vu në terapi intensive disa ditë më parë pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua si pasojë e COVID-19. Megjithatë ai kurrë nuk pati nevojë për respiratorë sipas zyrës së tij dhe tashmë duket se është drejt rekuperimit të plotë. /Opinion.al