Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bordi i Transparencës vendos çmimet për sheqerin dhe miellin

2022/09/09 at 6:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bordi i Transparencës vendos çmimet për sheqerin dhe miellin

Bordi i Transparencës të produkteve ushqimore vendosi çmimet e reja me të cilat do të tregtohen sheqeri dhe mielli.

Kështu, nga dita e shtunë një kilogram sheqer do të shitet me 118 lekë me pakicë, ndërsa mielli do të kushtojë 83 lekë për kg. Ky vendim është i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Vendimi i Bordit të Transparencës së produkteve të shportës datë 10.9.2022


Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”,

Miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3  lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

Për artikullin miell masiv miratohen marzhet tavan si mëposhtë:

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të miellit nga prodhuesi dhe ambalazhuesi llogaritet si vijon:

Kostos së importit të grurit plus detyrimeve të paguara në doganë i shtohet mbi to 32% kosto e përpunimit dhe ambalazhimit nga grurë në produkt të gatshëm miell; dhe

Mbi kostot e llogaritura sipas pikës së mësipërme “i”, shtojmë marzhin e tregtimit 2.5 lekë/kg për tregtarët e shumicës.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit miell masiv është 2.5  lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

Administrata Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.

Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.09.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

 



Ju sugjerojmë

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

27 Nëntor, 2025 7:40 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Nëntor, 2025 7:39 am
“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
-U tha në Opinion

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

26 Nëntor, 2025 11:16 pm
Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi
-U tha në Opinion

Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi

26 Nëntor, 2025 11:01 pm
Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë
Aktualitet

Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë

26 Nëntor, 2025 10:48 pm
Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?
-U tha në Opinion

Do të ulen apo do të rriten çmimet e apartamenteve në Shqipëri?

26 Nëntor, 2025 10:29 pm
Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion
-U tha në Opinion

Pse janë shtuar sulmet në zemër tek moshat e reja? Mjeku flet në Opinion

26 Nëntor, 2025 10:24 pm
Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare
Bota

Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

26 Nëntor, 2025 10:02 pm
Zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong, mbi 30 viktima
Bota

Zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong, mbi 30 viktima

26 Nëntor, 2025 8:54 pm
Para
Ndërtimet pa leje/ Berisha: Rama shkaktoi kaos urbanistik mbi bazën e ryshfetit

Ndërtimet pa leje/ Berisha: Rama shkaktoi kaos urbanistik mbi bazën e ryshfetit

Opinion/ Ilir Meta, bashkëpunëtor i sigurimit, po apo jo?

Opinion/ Ilir Meta, bashkëpunëtor i sigurimit, po apo jo?

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Nuk janë prishur pazaret, por …

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Nuk janë prishur pazaret, por ...
















TE FUNDIT

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
27 Nëntor, 2025

Një zjarr masiv që shpërtheu në një ndërtesë në Hong Kong ka shkaktuar tragjedinë më të madhe të këtij lloji...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
27 Nëntor, 2025

Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të jenë nën dominimin vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
27 Nëntor, 2025

DASHI Sot është një ditë dinamike, ndjeni sikur disa situata më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Ka...

Lexo më shumë

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
26 Nëntor, 2025

Agjenti imobilar, Armand Shkëmbi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se 10 mijë apartamente në Tiranë do të nxirren në shitje....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com