Ditën e sotme policia e Tiranës mori një telefonat që vuri në alarm për bombë autoritetet në kryeqytet.
Sipas telefonatës bëhej fjalë për rrugën “Ukraina e Lirë” që ndodhet në afërsi të kryesisë së Kuvendit, por dhe disa selive diplomatike.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha verifikimet e nevojshme në zonë. Pas verifikimeve, rezultoi se ishte një informacion i rremë, pasi autoritetet nuk konstatuar asgjë të dyshimtë.