Maniofestimit të nesërm të organizuar nga Presidenti Ilir Meta do i bashkohet edhe kampioni shkodran i boksit Christian Demaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë boksieri me anë të një videomesazhi, i cili më pas është shpërndarë nga Meta në rrjetet sociale.
Demaj iu bën thirrje të gjithë sportistëve shqiptarë t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit për të mbrojtur Kushtetutën.
Ndërkohë, Presidenti shprehet se e mirëpret më 2 mars, por pa doreza, pasi manifestimi është paqësor.
Postimi i Metës
I lumtur që edhe Kampioni, Christian Demaj?, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më ✌mars.
Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. ???
Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor! ?? / Opinion.al