Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bojkoti i PD, Rama: Treguan se nuk duan reformën në drejtësi

2016/04/25 at 1:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Ftoj opozitën të ulemi në tavolinë pa ndihmën e të huajve

TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama duke drejtuar mbledhjen e grupit të PS komentoi vendimin e PD për të bojkotuar Parlamentin. “Sot pamë një tjetër fakt të zinxhirit të fakteve që e bëjnë më të qartë mungesën e vullnetit të PD për të bërë reformën në drejtësi në kohën e duhur dhe me gjithë thellësinë e nevojshme. Thirrjes tonë që të bëhet pjesë e Kuvendit, PD i është përgjigjur me thirrjen “merrni armët që të mbroheni nga reforma në drejtësi””, ka deklaruar Rama.

Nga ana tjetër, ka shtuar ai, “përpjekjeve për të kriminalizuar qeverisjen dhe çdo reformë i është shtuar nevoja e brendshme e PD për të penguar me çdo kusht reformën në drejtësi”.

Një pjesë të mirë të fjalimit të kryeministrit e zuri ekonomia, e cila sipas tij, përkundër deklaratave pesimiste, po kalon momente pozitive, gjë që iu konfirmua edhe nga Banka Botërore gjatë vizitës në SHBA.

“Në Shqipëri borxhi publik sot është krejtësisht nën kontroll”, tha Rama, duke theksuar se, ndërhyrja që u bë në vitin 2013, “për të shmangur kolapsin financiar në vend”, mundësoi uljen e tij.

Gjithashtu, vijoi Rama, “kemi garantuar që 97 për qind e shqiptarëve të kenë sot më pak taksa se në 2013”. Ndërsa investimet e huaja, sipas tij, kanë arritur një rekord historik. Nga ana tjetër, punësimi, shtoi kreu i qeverisë, “është një sfidë e madhe për Shqipërinë, rajonin dhe Evropën”.

Më herët gjatë fjalës së tij, Rama tha se, qeveria e tij ka hapur gjatë këtij mandati kantierin më të madh të reformave dhe përpjekjet më të mëdha për të bërë shtet.

“Bëmë reformën në sistemin fiskal, e domosdoshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër. Reformën në sistemin energjitik, duke e kthyer nga një sistem i falimentuar në një sistem që krijon kushte për të ardhura. Reformën në sistemin e ndihmës ekonomike, reformën në sistemin arsimor në të gjitha nivelet, në sistemin shëndetësor, në forcat e rendit, administratës publike, etj”, nënvizoi Rama.

Në vlerësimin e tij, “këto janë reforma në proces që do të kërkojnë kohën e tyre për të dhënë frytet e dëshiruara”. “Por të gjitha këto reforma, aq sa të rëndësishme, aq janë të lidhura me reformën në drejtësi”, tha Rama.

Kryetari i PS iu referua edhe asamblesë së kësaj partie, duke thënë se, ripërtëritja e këtij forumi dhe kryesisë janë një premisë pozitive për të ecur me sukses përpara.

“I bëj thirrje përfaqësisë së re që të jetë në lartësinë e duhur. Jemi në një fazë historike për vendin, që përkon me rikonfirmimin e mandatit tonë qeverisës vitin e ardhshëm. Të nisim dialogun e ri me Shqipërinë, që duhet të nisë nga baza e PS dhe të vazhdojë në çdo cep të Shqipërisë”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Video/ Ja letra prekëse që Mona i shkruante Zanfinës

Video/ Ja letra prekëse që Mona i shkruante Zanfinës

Letra e një nëne që duhet ta lexojë çdo prind

Letra e një nëne që duhet ta lexojë çdo prind

Rrëzimi i helikopterit të FA/ Mbahen homazhet për pilotët e ndjerë

Dhurata e pazakontë e ministres/ Ja çfarë u dërgon prindërve të pilotëve

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com